Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratojnë dy projektligje të rëndësishme ekonomike

  • Postuar më, 22/07/2015

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratojnë dy projektligje të rëndësishme ekonomike

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi dhe miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe KfV, Frankfurt am Main (“KfV”), në lidhje me marrëveshjen e huas në shumën 40 milionë euro ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit sh.a. (OST) dhe KfV Frankfurt am Main (“KfV”), në mbështetje të “Efiçenca Energjetike - Programi për sektorin e transmetimit të energjisë elektrike” dhe projektligjin “Për ratifikimin marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Financave (Huamarrësi) dhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a (Agjencia zbatuese e projektit) dhe KfV, Frankfurt am Main (“KfV”), për programin “Fuqia energjitike dhe siguria e digës në kaskadën e Drinit”.

I pranishëm në mbledhjen e komisionit ishte zëvendësministri i Energjisë dhe Industrisë z. Ilir Bejtja i cili bëri edhe një prezantim të dy nismave ligjore të propozuara nga Këshilli i Ministrave. “Njëra është marrëveshja e garancisë dhe tjetra është marrëveshja financiare, ku nga qeveria gjermane autorizohet KfV për garancinë dhe për financim dhe nga ana e qeverisë shqiptare autorizohen institucionet përkatëse, ose KESH-i, për firmosjen e këtyre dy marrëdhënieve financiare. Njëra për eficencën e energjisë dhe transmetimin, 40 milion euro garanci, dhe tjetra marrëveshje financiare ndërmjet KfV dhe KESH për sigurinë e digave dhe menaxhimin e integruar të kaskadës së Drinit”

Më pas deputetët votuan të dy marrëveshjet duke i kaluar për miratim në seancë plenare.

Të dy projektligjet u miratuan edhe në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.


Share