Komisioni për Integrimin Europian miraton me konsensus një projektligj të rëndësishëm

  • Postuar më, 29/06/2015

Komisioni për Integrimin Europian miratoi me konsensus projektligjin “Për miratimin e përjashtimeve nga taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti i kushtëzuar, sipas marrëveshjes së garancisë në lidhje me marrëveshjen e huas për financimin e zbatimit të projektit për ndërtimin e rrjeteve numerike (digjitale) dvb-t2 të transmetuesit publik (RTSH)”. “Projekti për dixhitalizimin e Radio Televizionit Publik Shqiptar është një projekt që do të financohet nga Banka Gjermane, Deutsche-Bank, e cila si kusht për këtë financim ka kërkuar lëshimin e një garancie shtetërore. Lëshimi i garancisë shtetërore ka në përmbajtjen e tij dy nene të cilat duhet të kalojnë me ligj nga Parlamenti. E para është përjashtimi nga taksat dhe e dyta për heqjen dorë nga imuniteti”, tha znj. Dhurata Hoti, përfaqësuese e Ministrisë së Financave.


Share