Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi seancë dëgjimore me Avokatin e Popullit lidhur për testimin e ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për emërimet e mësuesve dhe vlerësimin e mësuesve aktualë

  • Postuar më, 14/04/2015

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi seancë dëgjimore me Avokatin e Popullit lidhur për testimin e ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për emërimet e mësuesve dhe vlerësimin e mësuesve aktualë.
Të ftuar ishin përfaqësues nga institucioni i Avokatit të Popullit, të cilët bënë me dije se ka pasur dy ankesa që kanë të bëjnë me testimin për emërimin dhe vlerësimin mësuesve. “Ankesa e parë është e një qytetari nga Durrësi i cili ka konkurruar në konkursin Mësues për Shqipërinë, ka dalë i pari dhe akoma nuk është sistemuar në punë. Ende nuk kemi marrë një përgjigje nga autoritetet përkatëse për këtë çështje. Ankesa e dytë është nga kolektivi i një gjimnazi në Lezhë të cilët kundërshtojnë testimin e lançuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të parashikuar në maj”, bënë me dije komisionerët e Avokatit të Popullit, të cilët sugjeruan se Ministria e Arsimit para se të ndërmarrë reforma të tilla duhet këshilluar me sindikatat e punonjësve, ku ligji fare qartë i ka pranuar ata si partnerë socialë. Sipas komisionerëve ligji e ka të përcaktuar qartë mënyrën se si zhvillohet kualifikimi profesional i mësuesve. Deputetët u shprehën pro nismës së Ministrisë për testimin e mësuesve, duke e cilësuar si një proces të domosdoshëm për të parë aftësitë e mësuesve. Mbledhja vazhdoi me diskutime dhe debate mes të ftuarve dhe anëtarëve të Komisionit.


Share