Komisioni për Integrimin Evropian miratoi dy projektligje të rëndësishme

  • Postuar më, 07/04/2015

Komisioni për Integrimin Evropian miratoi projektligjet “Për sektorin e energjisë elektrike dhe “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për rregullat e zbatimit të asistencës financiare të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II)”

Të pranishëm në mbledhje ishin zëvendësministri i Energjisë dhe Industrisë z. Ilir Bejtja dhe zëvendësministrja e Integrimit znj. Erisa Xhixho.

Duke prezantuar projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për rregullat e zbatimit të asistencës financiare të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II)”, znj. Xhixho theksoi se një rëndësi e veçantë në këtë marrëveshje i është kushtuar pronësisë që vendi ynë duhet të tregojë për programimin dhe zbatimin e asistencës. “Ndër të tjera kjo marrëveshje parashikon edhe lidhjen e marrëveshjeve sektoriale që nënkupton një marrëveshje që lidhet ndërmjet Komisionit dhe përfituesit “IPA II” ku përcaktohen rregullat dhe procedurat që duhen respektuar që nuk përfshihen në këtë marrëveshje apo në marrëveshjen e financimit. Një rëndësi të veçantë në këtë marrëveshje i është kushtuar pronësisë që vendi ynë duhet të tregoje për programimin dhe zbatimin e asistencës duke qenë se ndryshe nga instrumenti IPA i mëparshëm, pronësia do të jetë kryesisht e qeverisë shqiptar. Për këtë qëllim koordinatori kombëtar IPA do të marri një rol të veçantë në proces duke shërbyer si strukturë homologe e Komisionit për të gjithë procesin e planifikimit strategjik, bashkërendimin e programimit, monitorimin e zbatimit, vlerësimin e zbatimin e asistencës IPA II”,- tha znj. Xhixho.

Më pas deputetët vijuan shqyrtimin e të dy projektligjeve dhe i votuan duke i kaluar për votim në seancë plenare.


Share