Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Rumanisë, për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”

  • Postuar më, 30/03/2015

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Rumanisë, për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”.

I ftuar ishte Drejtori i DSIK-së, z. Arben Seferi, i cili u prezantoi anëtarëve të komisionit projektligjin, duke u shprehur se ky është një detyrim që rrjedh nga dokumenti i NATO-s i vitit 2002, i cili në principet bazë dhe në standardet minimum të sigurisë përcakton se çdo vend anëtarë do të krijojë një autoritet të sigurisë kombëtare përgjegjës për informacione të klasifikuara të NATO-s, që midis të tjerave ka detyra për mbrojtjen e informo acionit të klasifikuar.

“Këto marrëveshje janë marrëveshje të tipi kuadër dhe e veçanta e tyre është se ato përcaktojnë kushte të detyrueshme specifike për zbatim nga vendet pjesëmarrëse për të gjitha disiplinat dhe fushat që kanë të bëjnë me informacionin e kualifikuar”, tha z. Seferi, duke shtuar se marrëveshja është rezultat i bisedimeve me autoritetet e sigurisë kombëtare të Rumanisë dhe se ka qëllim të mbrojë rezultatin e klasifikuar.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve anëtarët e komisionit vendosën të miratojnë projektligjin me konsensus.


Share