Njoftim për shtyp

  • Postuar më, 12/03/2015

Ditën e premte, datë 13 mars 2015, ora 09:00 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit do të zhvillohet Konferenca e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Politikën e Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor (SEECP).

Këtë takim do ta përshëndesë edhe Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta .

Konferenca mbahet në kuadër të Presidencës shqiptare të SEECP dhe në vijim të takimit të frytshëm të mbajtur në Bukuresht gjatë presidencës rumune të SEECP.

Ky takim synon të jetë një mundësi për shkëmbimin e përvojave të vendeve të Ballkanit Perëndimor për procesin e integrimit dhe të kontribuojë në koordinimin e veprimtarive të përbashkëta që do të ndërmerren nga vendet e rajonit për çështjen e integrimit evropian në kuadër dhe të Konferencës së Berlinit, gusht 2014.

Ftohen mediat të jenë të pranishme.


Share