Znj. Arta Dade merr pjesë në seancën “Domosdoshmëria për Gratë në Udhëheqje”, me praninë e përfaqësuesve të Forumit Global i Grave në Parlament, në konferencën organizuar nga OSBE e ODIHR në bashkëpunim me Parlamentin e Serbisë

  • Postuar më, 03/03/2015

Në seancën “Domosdoshmëria për Gratë në Udhëheqje”, me praninë e përfaqësuesve të Forumit Global i Grave në Parlament, në konferencën organizuar nga OSBE e ODIHR në bashkëpunim me Parlamentin e Serbisë, në kuadrin e Presidencës Serbe të OSBE-së, e mori fjalën znj. Arta Dade e cila vlerësoi këtë konferencë si një element të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal në të gjitha dimensionet.

Znj. Arta Dade theksoi se fuqizimi i grave në udhëheqje ka ndikim në të gjitha sferat e veprimtarisë shoqërore, ndërsa shprehu nevojën në kthimin e vëmendjes te fuqizimi ekonomik i grave e vajzave, te punësimi, shkollimi e kualifikimi në fusha ku ato janë të marxhinalizuara, si IT, bujqësi, biznes, sektorin bankar. Znj. Arta Dade tha se gratë parlamentare, përpos përmirësimit të legjislacionit për krijimin e hapësirave për inkurajimin e grave në biznes, por edhe përmes strukturave ekzekutive, duhet të tregojnë kujdes që kjo çështje të jetë në vëmendje për të krijuar mundësi punësimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi të grave e vajzave, si në sektorin publik edhe në sektorin privat përmes partneritetit shtet-privat.

Zonja Dade sugjeroi që takimi i radhës në Tiranë të diskutojë për instrumentet efektivë të fuqizimit të grave e të bashkëpunimit rajonal për këtë çështje, në një rajon që sheh nga e ardhmja e përbashkët e për të ndarë përvojat pozitive të funksionimit të kuotave gjinore të përfaqësimit e rritjen e tyre.


Share