Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi në parim projektligjin “Për Policinë ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” [ 02 Shkurt, 2015 ]

  • Postuar më, 02/02/2015

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi në parim projektligjin “Për Policinë ushtarake n? Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Të ftuar në mbledhje ishin Zv.Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe përfaqësues nga Forcat e Armatosura.

Sipas relacionit, qëllimi i projektligjit “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë” është krijimi i një shërbimi policor profesional në Forcat e Armatosura, të bazuar në meritë dhe integritet moral. Ky projektligj synon të mbrojë, të forcojë dhe të garantojë ushtrimin e veprimtarisë së përditshme të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, brenda dhe jashtë vendit, si dhe forcimin e luftës ndaj kriminalitetit në Forcat e Armatosura.

Nisma për hartimin e këtij projektligji vjen si një domosdoshmëri për faktin se gjatë veprimtarisë për realizimin e misionit të saj, Policia Ushtarake ka hasur problematika, për shkak të ndryshimeve të shumta dhe të herë pas hershme që kanë pësuar aktet ligjore e nënligjore të cilat normojnë veprimtarinë e saj, disa prej të cilave nuk janë më në fuqi.

Relatori i këtij projektligji, z. Pirro Lutaj propozoi që ky draft të miratohej në parim, për t’i lënë kohë kolegëve të njihen më mirë me legjislacionin e Forcave të Armatosura. Ligji vjen në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit kështu që ju ftoj ta miratojmë”, tha z. Lutaj.

Mbledhja vijoi me debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës për ndryshimet e parashikuara në projektligj dhe për konsulencën me vendet anëtare të NATO-s.

Pas diskutimeve, kryetari i komisionit, z. Braho e hodhi në votim propozimin e z. Lutaj. Me shumicë votash komisioni e miratoi në parim projektligjin “P?r Policinë ushtarake n? Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.


Share