Komisioni për Integrimin Evropian miraton projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë dhe BE, për pjesëmarrjen në Programin e Unionit “FISCALIS 2020”

  • Postuar më, 26/01/2015

Komisioni për Integrimin Evropian miraton projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen në Programin e Unionit “FISCALIS 2020”.

Të pranishëm në mbledhjen e Komisionit për Integrimin Evopian ishin përfaqësues nga Ministria e Financave, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të Ministrisë së Integrimit dhe të Drejtorisë së Përafrimin e Legjislacionit me Bashkimin Evropian në Kuvend.

Pas prezantimit të projektligjit nga ana e të ftuarve, deputetët e Kuvendit u shprehën pro projektligjit duke e miratuar atë dhe duke e kaluar për shqyrtim në seancë plenare.

Objektivat dhe prioritetet e Programit ‘Fiscalis 2020’ në nivel operacional janë implementimi, përmirësimi, shfrytëzimi dhe mbështetja e Sistemit Evropian të Informacionit në fushën e tatimeve, forcimi i kuptimit dhe zbatimit të legjislacionit të BE-së në fushën e tatimeve, mbështetja e aktiviteteve të bashkëpunimit administrativ, rritja e kapaciteteve dhe kompetencave të funksionarëve të administratës tatimore, përmirësimi i procedurave administrative dhe lufta kundër korrupsionit, mashtrimit tatimor dhe evazionit fiskal.


Share