Komisioni për Sigurinë Kombëtare shqyrtoi dy projektligje të rëndësishme

  • Postuar më, 10/07/2018

Komisioni për Sigurinë Kombëtare shqyrtoi projektligjin “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar””, nismë e deputetit z. Pjerin Ndreu dhe projektligjin “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.


Të pranishëm në mbledhjen e Komisionit ishte zëvendësministri i Brendshëm z. Juluan Hodaj dhe Drejtori i Policisë Rrugore z. Mithat Tola.


Deputeti z. Pjerin Ndreu, bëri prezantimin e nismës së tij ligjore dhe argumentet se përse ky projektligj duhet miratuar. Sipas z. Ndreu ky ndryshim i propozuar do të thjeshtëzojë procedurat administrative për shtetasit që kanë leje drejtimi për automjetet të lëshuara nga shtetet e huaja në rastet ku ata shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Projektligji i propozuar parashikon se: “Lejedrejtimet e lëshuara nga një shtet i huaj, pezullimi i parashikuar në dispozitat e këtij neni konvertohet në pagesën e një shume që është sa dyfishi i masës administrative maksimale të parashikuar për dispozitën e shkelur”.


Pas prezantimit të bërë nga z. Ndreu, anëtarët e Komisionit vijuan diskutimin mbi nismën e paraqitur.


Më tej, Komisioni miratoi në parim projektligjin, duke e shtyrë miratimin nen për nen dhe në tërësi pasi të merren opinionet nga Komisionet e tjera Parlamentare, që janë për dhënie mendimi.


Krahas kësaj, Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi në parim edhe projektligjin “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.


Share