Komisioni për Sigurinë Kombëtare diskutoi projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar

  • Postuar më, 27/09/2018

Të ftuar në komision  ishin z. Indrit Osmani Drejtori ekzekutiv i Animal Rescue (Organizata jofitimprurëse në ndihmë të kafshëve), z. Jonel Kristo anëtar i Bordit të Animal Rescue,z. Ilir Bejko Drejtor i Vlerësimit të Legjislacionit në Ministrinë e Drejtësisë dhe znj. Gerzheta Akshia përfaqësuese e  Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.


Për të prezantuar këtë projektligj përpara komisionit  z. Jonel Kristo anëtar i Bordit të Animal Rescue kërkoi që në Kodin Penal të shtohet një kre i ri, për trajtimin e rasteve të keqtrajtimit të  kafshëve, sidomos ato endacake.

Sipas z. Kristo, zgjidhja nuk është vrasja e tyre, por ndërtimi i një barriere që njerëzit mos të krijojnë vrasje të tilla.  

“Po flasim për një rregullim kur qentë dhe macet e rrugëve vriten me paramendim dhe përmes këtij kreu kërkojmë që të fusim parashikimin në Kodin Penal burgim dhe gjobë, personave që keqtrajtojnë me dashje kafshët endacake”, u shpreh z. Kristo.


Kryetarja e komisionit znj. Ermonela Felaj në përfundim ftoi anëtaret e komisionit nëse ishin parimisht dakord me sugjerimin që kjo nisëm të ripunohet duke bashkuar në një kontributin e organizatës në ndihmë të kafshëve dhe institucioneve qëndrore MD dhe MTM që në fund të kemi një produkt në formën e duhur dhe te reflektojnë atë çka vërtet nevojitet te reflektohet ne kodin tonë penal.


Share