Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi në tërësi, projektligjin “Për Kodin Ajror në Republikën e Shqipërisë”.

  • Postuar më, 01/10/2018

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, në drejtimin e kryetares së komisionit, znj. Ermonela Felaj, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi miratoi sot datë 01.10.2018, nen për nen dhe në tërësi, projektligjin “Për Kodin Ajror në Republikën e Shqipërisë”. 

Për prezantimin në komision të projektligjit, të pranishëm ishin përfaqësues nga Ministri e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Në përfundim të diskutimeve komisioni e miratoi, nen për nen dhe në tërësi projektligjin.  

 


Share