Komisioni për Sigurinë Kombëtare, me mbështetjen e zyrës së OSBE-së,zhvilloi vizitë informuese/njohëse të radhës pranë ambjenteve të Portit të Durrësit.

  • Postuar më, 06/11/2018

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, me mbështetjen e zyrës së OSBE-së, në funksion të ushtrimit të kompetencave të veta lidhur me kontrollin parlamentar, të parashikuara në nenet 18 dhe 19 të Rregullores së Kuvendit, sipas një plani paraprak të miratuar nga komisioni që ka në fokus realizimin e vizitave në të gjitha pikat e kalimit kufitar në vend, përfshirë portet dhe aeroporte, zhvilloi  vizitë informuese/njohëse të radhës pranë ambjenteve të Portit të Durrësit.

Anëtarët e komisionit u pritën nga Drejtoresha e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Emigracionit Znj.Lindita Nushi, e cili shprehu mirënjohjen e saj për këtë vizitë.

Znj.Nushi bëri një prezantim të shkurtën mbi punën e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Emigracionit Durrës, përgjegjësitë, strukturën dhe institucionet me të cilat kjo drejtori bashkëpunon, arritjet dhe përballimin e situatave të vështira që evidentohen gjatë punë së përditshme dhe të palodhshme të të gjithë stafit të saj.

Midis të pranishmëve pati diskutime dhe pyetje të ndryshme, ku kryetarja e Komisionit të Sigurisë znj. Ermonela Felaj u kërkoi të pranishmëve që të parashtrojnë nevojat dhe problematikat që hasin në punën e tyre në mënyrë që gjate diskutimeve të projektbuxheti për vitin 2019 këto problematika të mund t’u adresohen institucioneve përgjegjëse me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të kënaqshme për të gjitha palët.

 

 


Share