Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi seancë dëgjimore mbi nevojat buxhetore të dy institucioneve

  • Postuar më, 13/11/2018

13 nëntor 2018

 

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, në drejtimin e kryetares, znj. Ermonela Felaj, zhvilloi sot një seancë dëgjimore mbi nevojat buxhetore të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit. Të pranishëm në komision për të paraqitur nevojat e institucioneve të tyre ishin z. Haki Çako, drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile dhe z. Ndue Doci, përgjegjës sektori në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit.

Z. Çako, drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, i paraqiti komisionit objektivat, synimet, drejtimet kryesore të punës dhe mbi të gjitha nevojat insititucionale të drejtorisë së tij. Drejtori Çako bëri gjithashtu një raportim të arritjeve dhe realizimeve të buxhetit të institucionit përgjatë vitit 2018. Një raportin të ngjashëm bëri edhe z. Doci, përgjegjës sektori në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit. Deputetët e komisionit drejtuan pyetjet e tyre për çështje të caktuara, që lidhen me fushën e veprimtarisë të të dy institucioneve dhe bënë sugjerimet përkatëse.

Komisioni, në përfundim të pyetjeve dhe diskutimeve, vendosi t’i drejtohet komisionit të Ekonomisë dhe Financave me një raport që i pasqyron nevojat dhe disa prej kërkesave të paraqitura nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, lidhur me nevojat e tyre buxhetore.

  


Share