Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi seancë dëgjimore me Ministren e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj lidhur me ligjin “Për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor"

  • Postuar më, 21/11/2018

Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi seancë dëgjimore me Ministren e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj lidhur me zbatimin e ligjit nr.10494, datë 22.12.2011 “Për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor"

Krahas Ministres së Drejtësisë, znj. Gjonaj, të pranishëm në mbledhjen e komisionit ishte edhe Drejtori i Shërbimit të Provës z. Engjëll Hysi, si edhe përfaqësues të tjerë të Ministrisë.

Në fjalën e saj, Ministrja Gjonaj bëri një prezantim të zbatimit të ligjit duke u ndalur tek problematika e hasura në mbikëqyrjen elektronike të personave të dënuar të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor. Sipas saj, mbikëqyrja elektronike  është një ndër risitë që u fut në sistem  për sa i përket dënimeve alternative apo masave t ë sigurisë në mënyrë alternative. “Në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2012, mbikëqyrja elektronike e përcaktuar nga kjo VKM që realizohet nga shërbimi i provës. Në pikën 3 të këtij vendimi, Ministria e Drejtësisë  për realizmin e mbikëqyrjes elektronike kontrakton n ë përputhje me dispozitat e ligjit për prokurimin publik  nëpërmjet procedurës së hapur  shërbimet e nj ë subjekti që ka eksperiencën e nevojshme në këtë fushë. Për vitin 2012 në aparatin e Ministrisë së Drejtësisë ka pasur një fond të konsiderueshëm për të vënë në funksionim mbikëqyrjen elektronike dhe ka qenë me një shumë 35 milion lekë dhe ajo çfarë ka rezultuar është se është nënshkruar një kontratë me një firmë me shumën e përafërt prej 33 milion lekësh. Pas dy vitesh në dhjetor është lidhur kontrata e dytë për të garantuar mbikëqyrjen elektronike me objekt shërbim dhe mirëmbajtje në fushën penale me një vlerë 68 milion. Kompania ka pasur për detyrë për të mirëmbajtur shërbimin dhe funksionalitetin. Pas dy vitesh me 21.2.2017, lidhet një kontratë tjetër të furnizuar nga një bashkim operatoresh elektronik me një vlerë katërfishin vlerës rreth 233 milionë lekë dhe kjo kontrata mbaron në 2021.”

Znj.Gjonaj, tha se ka pasur raste teknike të keqfunksionimit të pajisjeve të gjurmimit dhe të byzylykëve.

Drejtoria e Shërbimeve Elektronike ka njoftuar në rrugë elektronike, prokuroritë dhe gjykatat se Drejtoria e Shërbimit të Provës nuk mund të pranojë urdhrat e ekzekutimit të vendimeve që parashikojnë masën e sigurimit me arrest në shtëpi me mbikëqyrje elektronike, pra me qëllim që gjykata të mos japin vendime dhe prokurorit të mos e kërkojnë atë sepse mund të vinin probleme porsa i përket sigurisë”, sqaroi ministrja Gjonaj.

Pas prezantimit të ministres, anëtarët e komisionit shprehën gatishmërinë e tyre për të ndërmarrë masa në përmirësimin e situatës për zbatimin e ligjit.

Kryetarja e Komisionit, në mbyllje të seancës dëgjimore u shpreh se efektet e zbatimit t ë ligjit kanë ndikim  të drejtpërdrejt në sigurinë publike. Znj. Felaj kërkoi investigim nga ana e ministrisë ë apo organeve q ë janë pjesë e institucioneve qendrore, përgjegjësia duhet t ë gjendet jo tek nëpunësit e thjesht ë, prokuruesit, por n ë nivele më të larta.  

 


Share