Konstituohet nënkomisioni për Administratën Publike
- Postuar më, 27/11/2018

Nënkomisioni
për Administratën Publike zhvilloi mbledhjen e tij të parë.
Ky nënkomision
përbëhet prej shtatë anëtarësh, të cilët janë: kryetari i nënkomisionit z.
Alket Hyseni, nënkryetare znj. Dhurata Çupi dhe anëtarët znj. Adelina Rista,
znj. Almira Xhembulla, z.Gent Strazimiri, znj. Klotilda Bushka, z. Nasip Naço.
Në fillim të
mbledhjes, kryetari i këtij nënkomisioni z. Alket Hyseni u shpreh se bazuar në
rregulloren e kuvendit, nënkomisioni quhet i konstituuar në mbledhjen e tij të
parë me më shumë se gjysmën e anëtarëve.
“Bazuar në vendimin numër 14 të vitit 2018 të Kuvendit të Shqipërisë, është ngritur nënkomisioni për Administratën Publike që është në përbërje të komisionit të përhershëm parlamentar të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut”, theksoi z. Hyseni.
Nënkomisioni gjithashtu miratoi kalendarin
e punimeve.