Komisioni per Sigurine Kombetare nisi sot sesionin e ri parlamentar

  • Postuar më, 28/01/2019

28 janar 2019

 

Në drejtimin e kryetares, znj. Ermonela Felaj, u mblodh sot komisioni për Sigurinë Kombëtare. Komisioni miratoi projektligjin “ Për ratifikimin e marrëveshjes statuore ndermjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian mbi veprimet e ndërmarra nga Agjencia e Rojes Bregdetare dhe Kufirit Evropian në Republikën e Shqiperisë”.


E pranishme në mbledhje ishte zëvendësministrja e Brendshme, znj. Rovena Voda, e shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të ministrisë. Në fjalën e saj znj. Voda theksoi se qëllimi i marrëveshjes është forcimi i bashkëpunimit në fushën operacionale për të luftuar  emigracionin e paligjshëm, krimin ndërkufitar si edhe kryerjen e operacioneve të përbashkëta  në lidhje me menaxhimin e kufijve.
Zëvendësministrja u shpreh se kjo marrëveshje siguron një bashkëveprim mes Frontex-it, agjencisë policore të BE, me strukturat e Rojës Bregdetare.  

 

Relatori i projektligjit, z. Xhemal Qefalija, në fjalën e tij, së pari përgëzoi rikthimin e opozitës në komision dhe vuri theksin në rëndësinë nënshkrimit të kësaj marreveshje për konsolidimin e kufijve te Republikes se shqiperise. Z.Qefalia u ndal te objektivat e kësaj marrëveshjeje dhe te synimi i rritjes së nivelit të bashkëpunimit operacional në rast fluksesh emigracioni.

Pas pyetjeve të drejtuara zëvendësministres dhe diskutimeve nga deputetët, projektligji  u miratua në parim, nen për nen dhe në tërësi.  


Share