Komisioni për Integrimin Europian miratoi një projekt-rezolutë dhe një projektligj

  • Postuar më, 02/10/2019

Në drejtimin e kryetares znj. Rudina Hajdari, komisioni për Integrimin Europian shqyrtoi dhe  miratoi  projekt-rezolutën “Për mbështetjen e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian (amendamentet e dakortësuara)

Më pas,  komisioni  mori në  shqyrtim  projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.89/2014, “Për pajisjet mjekësore”. E ftuar për të paraqitur ndryshimet e propozuara në ligjin ekzistues, ishte znj Mira Rakacolli , zëvendësministre në ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Znj. Rakacolli,në fjalën e saj  e vuri theksin në domosdoshmërinë e këtyre ndryshimeve për ta përafruar ligjin me dokumentet e Integrimit Europian. “ Qëllimi I këtyre ndryshimeve”- tha znj. Rakacolli “ është përmirësimi i procedurave rregullattore për të garantuar  rritjen e cilësisë dhe të standardeve të pajisjeve mjekësore  përmirësimin e procedurave të shpërndarjes, transportit dhe ruajtjes së pajisjeve,  si dhe përmirësimi i  nivelit te mbrojtjes, të sigurisë dhe shëndetit të pacientëve, përdoruesve dhe palëve të treat, duke e vendosur theksin te I gjithë cikli , duke filluar që nga rregjistrimi, seleksionimi I aplikantit , procedurave të aplikimit, shpërndarjes, inspektimit duke përfunduar te mast administrative të propozuara në rastet kur këto nuk zbatohen si I përmban ligji”

Pas pyetjeve dhe diskutimeve nga anëtarët, projektligji në fjalë, u miratua në parim nen për nen dhe në tërësi.

 

 

 


Share