Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut vizitë informuese në IEVP Durrës

  • Postuar më, 01/11/2019

Nënkomisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut zhvilloi sot një vizitë informuese në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Durrës. Kjo vizitë informuese, në kuadër të përmbushjes së funksionit kushtetues të mbikëqyrjes, synonte monitorimin e përmbushjes së rekomandimeve të Avokatit të Popullit. Deputetët e nënkomisionit u njohën nga afër me gjendjen, problematikat dhe sugjerimet e IEVP Durrës, për t'u reflektuar në projektligjin e buxhetit të shtetit për vitin pasardhës.  





Share