- Sekretariati per Buxhetin
- Sekretariati per Procedurat dhe Votimet
- Sekretariati për Statusin e Deputetit
- Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet
- Sekretariati për Marrëdheniet me Jashtë
- Sekretariati për Transparencën dhe Teknologjinë e Informacionit
- Komisioni për Cështjet Ligjore, Administratën publike dhe të Drejtat e Njeriut
- Komisione për Integrimin Europian
- Komisioni për Politikën e Jashtme
- Komisione për Ekonominë dhe Financat
- Komisioni për Sigurinë Kombëtare
- Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
- Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
- Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore
- Komisioni i posaçëm për përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së
- "Komisioni i posaçëm për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur, përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë".
- "Komisioni i posaçëm për përzgjedhjen e dy kandidatëve në organet e Vetting-ut".
- Komisioni hetimor për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike
- Komisioni hetimor për pajisjen e z. Gent Cakaj me çertifikatë sigurie
- Komision Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikes së Shqipërisë
- Komisioni hetimor për kontrollin e veprimtarisë së organeve të administratës publike dhe pushtetit vendor për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021
- Komisioni hetimor për ngritjen e komisionit hetimor të kuvendit, për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane
- Nënkomisioni për Diasporën dhe Migracionin
- Nënkomisioni për Qeverisjen Vendore
- Nënkomisioni për barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës ndaj gruas
- Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut
- Nënkomisioni për Administratën Publike
- Nënkomisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Vetting-un e Policisë
- Nënkomisioni për monitorimin e zbatimit të buxhetit të shtetit dhe kontrollin e tij
Sekretariati për Buxhetin
Sekretariati për Buxhetin përbëhet nga 5 deputetë. Përbërja miratohet nga Kuvendi me votim të hapur me propozim të Kryetarit të Kuvendit, pas këshillimeve me kryetarët e grupeve parlamentare. Sekretariati për Buxhetin e Kuvendit drejtohet nga dy sekretarët për buxhetin, të cilët përfaqësojnë grupet politike të shumicës dhe të opozitës parlamentare. Ata drejtojnë kolegjialisht Sekretariatin dhe informojnë rregullisht Kryetarin dhe Byronë e Kuvendit për veprimtarinë e sekretariatit përkatës. Sekretariati për Buxhetin e Kuvendit mblidhet të paktën një herë në tre muaj. Sekretariati mblidhet edhe me kërkesë të njërit prej sekretarëve të tij, Byrosë së Kuvendit ose të Sekretarit të Përgjithshëm për të shqyrtuar një çështje të caktuar, që ka lidhje me mënyrën e administrimit të buxhetit të Kuvendit. Sekretariati për Buxhetin e Kuvendit, në bashkëpunim me Sekretarin e Përgjithshëm, ndjek dhe mbikëqyr të gjitha procedurat e hartimit të projektbuxhetit vjetor dhe afatmesëm të Kuvendit që në fazën fillestare të tij e deri në propozimin e tij në Byronë e Kuvendit, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Pas miratimit nga Byroja e Kuvendit, Sekretariati për Buxhetin, gjatë shqyrtimit të projektligjit të Buxhetit të Shtetit, paraqet në Komisionin për Ekonominë dhe Financat raportin e vlerësimit të projektbuxhetit vjetor të Kuvendit. Sekretariati, në bashkëpunim me Sekretarin e Përgjithshëm, kujdeset edhe për administrimin e veprimtarisë së Kuvendit, në përputhje me buxhetin e Kuvendit. Ai shqyrton buxhetin faktik të Kuvendit, lidhur me realizimin e tij gjatë vitit të mëparshëm financiar si dhe raporton çdo gjashtë muaj në Byronë e Kuvendit për zbatimin e buxhetit të Kuvendit.
Përbërja aktuale është si vijon: Anila Denaj - Sekretare për Buxhetin (PS), Xhelal Mziu - Sekretar për Buxhetin (PD), Blerina Gjylameti - Anëtare (PS), Laert Duraj - Anëtar (PS), Emilja Koliqi - Anëtare (Aleanca për Ndryshim), Pranvera Resulaj - Anëtare zëvendësuese (PS)