Struktura Kryetari Zëvendëskryetarët Byroja e kuvendit Grupet parlamentare

Sekretariati për Marrëdheniet me Jashtë

Sekretariati për Marrëdhëniet me Jashtë përbëhet nga 3 deputetë. Përbërja miratohet nga Kuvendi me votim të hapur me propozim të Kryetarit të Kuvendit, pas këshillimeve me kryetarët e grupeve parlamentare. Sekretari i Sekretariatit, në përputhje me detyrat e caktuara nga Byroja, drejton sekretariatin. Ai informon rregullisht Kryetarin dhe Byronë e Kuvendit për veprimtarinë e Sekretariatit përkatës.

Përbërja aktuale është si vijon: Ervin Bushati - Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë (grupi parlamentar PS), Elona Hoxha - anëtare (grupi parlamentar PS), Halit Valteri - anëtar.(grupi parlamentar "Demokrat").