Struktura Kryetari Zëvendëskryetarët Byroja e kuvendit

Komisioni për Integrimin Europian

Komisioni për Integrimin Europian shqyrton brenda fushave të përgjegjësisë projektligjet, projektvendimet dhe çështjet e tjera që paraqiten në Kuvend, kryen studime për efektivitetin e ligjeve në fuqi, ndjek zbatimin e ligjeve dhe kontrollon veprimtarinë e ministrive dhe të organeve të tjera qendrore, duke i propozuar Kuvendit ose Këshillit të Ministrave marrjen e masave përkatëse, si dhe propozon për miratim në Kuvend projektligje, projektdeklarata ose projektrezoluta.

Fushat e përgjegjësisë: Çështjet e integrimit europian, përafrimi i legjislacionit me acquis e Bashkimit Europian, mbikëqyrja e zbatimit të angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, si dhe mbikëqyrja e asistencës financiare të Bashkimit Europian për Shqipërinë, si dhe monitorimi i negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian si dhe çështjet e agjendës së zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara dhe zbatimi i angazhimeve që rrjedhin prej saj.

Përbërja aktuale është si vijon:

Kryesia e komisionit:Jorida Tabaku - Kryetare (PD), Etilda Gjonaj - Zëvendëskryetare (PS), Gerta Duraku - Sekretare (PS)

AnëtarëTaulant Balla (Grupi parlamentar PS), Blendi Klosi (Grupi parlamentar PS), Bujar Çela     (Grupi parlamentar PS), Ornaldo Rakipi (Grupi parlamentar PS), Etjen Xhafaj (Grupi parlamentar PS), Mimi Kodheli (Grupi parlamentar PS), Lavdrim Krrashi (Grupi parlamentar PS), Erisa Xhixho (Jashtë grupeve parlamentare), Edi Paloka (Grupi parlamentar PD), Luçiano Boçi (Grupi parlamentar PD), Flutura Açka (Grupi parlamentar PD),Kreshnik Çollaku (Grupi parlamentar PD), Belind Këlliçi (Grupi parlamentar PD), Tomor Alizoti (Grupi parlamentar PD)

Anëtarë zëvendësues: Florenc Spaho (Grupi parlamentar PS), Bardhyl Kollçaku  (Grupi parlamentar PS), Klodiana Spahiu (Grupi parlamentar PS), Aurora Mara (Grupi parlamentar PS), Pranvera Resulaj (Grupi parlamentar PS), Albana Vokshi (Jashtë grupeve parlamentare), Oerd Bylykbashi (Grupi parlamentar PD)