Struktura Kryetari Zëvendëskryetarët Byroja e kuvendit

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë shqyrton brenda fushave të përgjegjësisë projektligjet, projektvendimet dhe çështjet e tjera që paraqiten në Kuvend, kryen studime për efektivitetin e ligjeve në fuqi, ndjek zbatimin e ligjeve dhe kontrollon veprimtarinë e ministrive dhe të organeve të tjera qendrore, duke i propozuar Kuvendit ose Këshillit të Ministrave marrjen e masave përkatëse, si dhe propozon për miratim në Kuvend projektligje, projektdeklarata ose projektrezoluta.

Fushat e përgjegjësisë: Marrëdhëniet e punës, çështjet sociale, sigurimet shoqërore, familja, gruaja dhe shëndetësia si dhe çështjet e agjendës së zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara dhe zbatimi i angazhimeve që rrjedhin prej saj.

Përbërja aktuale është si më poshtë vijon:

Kryesia e komisionit: Grida Duma - Kryetare (PD), Klodiana Spahiu - Zëvendëskryetare (PS), Ilirian Pendavinji - Sekretar (PS).

Anëtarë: Desantila Tahiraj (Grupi parlamentar PS), Florenc Spaho (Grupi parlamentar PS), Niko Kuri (Grupi parlamentar PS), Mirela Pitushi (Grupi parlamentar PS), Shpresa Marnoj (Grupi parlamentar PS), Ilir Metaj (Grupi parlamentar PS), Tatiana Piro (Grupi parlamentar PS), Anila Denaj (Grupi parlamentar PS), Lindita Buxheli (Grupi parlamentar PS), Gertjan Deda (Jashtë grupeve parlamentare), Petrit Vasili  (Jashtë grupeve parlamentare), Albana Vokshi (Grupi parlamentar PD), Orjola Pampuri (Grupi parlamentar PD), Tritan Shehu (Grupi parlamentar PD), Mesila Doda (Grupi parlamentar Demokraci dhe Integrim), Zheni Gjergji (Grupi parlamentar PD), Ilda Dhori (Grupi parlamentar Demokraci dhe Integrim), Seladin Jakupllari (Grupi parlamentar Demokraci dhe Integrim)

Anëtarët zëvendësues: Teuta Ramaj (Grupi parlamentar PS), Ismet Beqiraj (Grupi parlamentar PS), Antoneta Dhima (Grupi parlamentar PS), Luan Baçi (Grupi parlamentar PD), Lindita Metaliaj (Grupi parlamentar PD)