Struktura Kryetari Zëvendëskryetarët Byroja e kuvendit Grupet parlamentare

Nënkomisioni për Administratën Publike

Kuvendi me vendimin nr. 14/2018 ka ngritur nënkomisionin “Për administratën publike”, në përbërje të komisionit të përhershëm parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Fusha e përgjegjësisë së këtij nënkomisioni është administrata publike.


Nënkomisioni përbëhet nga 7 anëtarë si vijon: Alket Hyseni - kryetar (grupi parlamentar PS), Aurora Mara – Zëvendëskryetar (grupi parlamentar "I pavarur"), Klotilda Bushka – anëtare (grupi parlamentar PS), Adelina Rista - anëtare (grupi parlamentar PS), Almira Xhembulla - anëtare (grupi parlamentar PS), Elena Xhina - anëtare (jashtë grupeve parlamentare), Halit Valteri - anëtar (grupi parlamentar "Demokrat"), Adriatik Alimadhi - anëtar (jashtë grupeve parlamentare).


Anëtarë zëvendësues janë: Ejlo Hysko (grupi parlamentar PS), Jurgis Çyrbja (grupi parlamentar PS), Korab Lita (grupi parlamentar "Demokrat"), Ediola Braha (grupi parlamentar "I pavarur"), Kostaq Papa (grupi parlamentar "Demokraci dhe Drejtësi).