Struktura Kryetari Zëvendëskryetarët Byroja e kuvendit

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është organ këshillimor, i cili kryen funksione të vlerësimit ose të dhënies së mendimit për çështje të procedurave, që lidhen me funksionimin dhe vendimmarrjen e Kuvendit si: propozimet për ndryshimin e Rregullores, interpretimin e saj, interpretimin e Kodit të Sjelljes dhe udhëzuesit të Kodit të Sjelljes, mosmarrëveshjet në lidhje me kompetencat ndërmjet komisioneve të Kuvendit, vlerësimin periodik dhe rishikimin e Kodit të Sjelljes në rastet e parashikuara në Kodin e Sjelljes si dhe çështje të tjera të parashikuara në Rregulloren e Kuvendit.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin përbëhet nga 10 deputetë, të emëruar nga Kryetari i Kuvendit, pasi ka marrë mendimin e kryetarëve të grupeve parlamentare, në mënyrë që të sigurojnë përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare. Këshilli kryesohet nga Kryetari i Kuvendit dhe shqyrton rastet e pazgjedhshmërisë, sipas nenit 69 të Kushtetutës, si dhe bën verifikimin e mandatit të deputetit, i cili zgjidhet gjatë legjislaturës kur krijohet vakancë, mbi bazën e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, çështjet e vlefshmërisë së mandatit të deputetit sipas nenit 70 të Kushtetutës dhe kërkesën e prokurorisë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin, ose heqjen e lirisë në çfarëdo lloj forme, ose ushtrimin e kontrollit personal apo të banesës së një deputeti në përputhje me nenin 73 të Kushtetutës. 

Anëtarë të përhershëm: Lindita Nikolla (Grupi parlamentar PS), Klotilda Bushka (Grupi parlamentar PS), Ermonela Felaj (Grupi parlamentar PS), Arben Pëllumbi (Grupi parlamentar PS), Taulant Balla (Grupi parlamentar PS), Gazmend Bardhi (Grupi parlamentar PD), Enkelejd Alibeaj (Grupi parlamentar PD), Ervin Salianji (Grupi parlamentar PD), Greta Bardeli (Grupi parlamentar PD), Saimir Korreshi (Grupi parlamentar PD)

Anëtarë zëvendësues: Xhemal Qefalia (Grupi parlamentar PS), Klevis Xhoxhi (Grupi parlamentar PS), Blerina Gjylameti (Grupi parlamentar PS), Dhurata Tyli (Çupi) (Grupi parlamentar PD), Dashnor Sula (Grupi parlamentar PD)