Njoftim për përfundimin e procedures “lëvizja paralele, për konkursin “drejtor” në Shërbimin e Mirëmbajtjes, pa kandidatë.

  • Postuar më, 10/08/2020

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  Kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreut II, pikave 11 dhe 13, po ju dërgojmë për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” njoftim për përfundimin e procedures “lëvizja paralele”, për konkursin “drejtor” në Shërbimin e Mirëmbajtjes.

 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “drejtor” në Shërbimin e Mirëmbajtjes, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 29.07.2020 nuk është paraqitur asnjë kandidat.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Neni 26,  “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese”  dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese”, Kreu III “ Ngritja në detyrë” pika 1 dhe 6, konkurrimi do të vazhdoj me procedurën “Ngritje në detyrë”.