NJOFTIM PËR VEND PUNE

  • Postuar më, 21/09/2020

     NJOFTIM PËR VEND PUNE

 

A. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

 Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a) Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin  “Këshilltar ”, në Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit. Kategoria e pagës II-b.

 b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të mbështesë në mënyrë efektive, me ekspertizë juridike, Kuvendin e Shqipërisë, në fushën e përafrimit të legjislacionit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Europian.

·         Të japë mendimin e specializuar juridik të kërkuar nga Drejtori i Shërbimit të Përafrimit për çështje të përputhshmërisë së legjislacionit vendas me legjislacionin e BE-së.

·         Të përgatisë mendime me shkrim për Kryetarin dhe deputetët e komisionit, për cdo projektligj, akt dhe projektvendim që i paraqiten Kuvendit për shqyrtim dhe miratim, i cili synon përafrim me instrumentat ligjore të BE,  duke dhënë mendimin e tij për:

a)       Përafrimin e tyre me acquis communautaire të BE,

b)      shkallën e përputhshmërisë së tyre  me pjesët e acquiss communautaire të BE;

c)      përmirësim të përcaktimeve dhe formulimeve të propozuara (duke patur në konsideratë instrumentin ligjor komunitar me te cilin synohet përputhshmëria).

·         Të përgatisë mendim me shkrim për Kryetarin dhe deputetët e Komisionit edhe nëse projektligji nuk synon përafrim me legjislacionin e BE, duke dhënë vlerësime apo sugjerime për përafrimin e tij në pjesë të caktuara.

·         Të bashkëpunojë dhe të bashkërendojë punën me këshilltarët e Komisioneve të Përhershme të Kuvendit dhe/ose këshilltarët Juristë për çështjet që lidhen me përafrimin e legjislacionit vendas me atë të BE-së.    

·         Të hartojë raporte përmbledhëse për ligjet e miratuara në Kuvend, të cilat përmbushin rekomandimet sipas standarteve dhe direktivave të BE-së.

·         Këshilltari jurist raporton direkt te drejtori i Shërbimit të Përafrimit të Legjislacionit.

·         Këshilltari jurist, gjithashtu, raporton sipas kërkesës edhe te drejtori  i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ dhe Sekretari i Përgjithshëm. Këshilltari jurist bashkëpunon me kryetarët e komisioneve parlamentare dhe këshilltarët e shërbimeve të tjera për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive.

 

Kërkesat e vendit të punës:

·         Të ketë diplomë universitare DND; DIND  ose Bachelor + Master profesional / shkencor, në jurisprudencë, me shkeputje nga puna;

·         Të ketë njohuri shumë të mira  në fushën e legjislacionit shqiptar dhe të legjislacionit të Bashkimit Evropian.

·         Të ketë aftësi për të kryer ekspertiza dhe studime në fushën përkatëse të  legjislacionit apo te acquiss communautaire te BE;

·         Të ketë aftësi  shumë të mira komunikimi,  koordinimi dhe menaxhimi.

·         Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të BE

·         Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

 

 

 

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a)      të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e mesëm drejtuese;

b)      të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

c)      të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

 

Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

-          Të jetë shtetas shqiptar.

-          Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

-          Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

-          Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

-          Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë  për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

-          Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi  për aplikim në vendin vakant, një kopje të jetëshkrimit (C.V), fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere atë duhet ta ketë të njëhësuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin, fotokopje e listës së notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar, një fotokopje e librezës së punës e plotësuar, vërtetim i gjendjes gjyqësore, çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme, fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues dhe formularët vlerësimit të punës .

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 01.10.2020 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal.

dh) Në datën 02.10.2020 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listën e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose  e– mail.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Në datën 09.10.2020, do të shpallet lista e verifikimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin pas procesit ankimor nëse do të ketë ankesa (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listën e verifikimit janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

ë) Konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 14.10.2020, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

f) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

 

g) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë  përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.

gj) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 14.10.2020

Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele” (KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

i) Lista e fituesve me  70 pikë e lartë (70% të pikëve e lartë) do të shpallet, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 20.10.2020 (pas procesit të ankimimit).

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

 

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Nëse nga procedura e mësipërme nuk shpallet anjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:

 

B- Ngritja në Detyrë.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a) Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin  “Këshilltar ”, në Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit. Kategoria e pages II-b.

 

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të mbështesë në mënyrë efektive, me ekspertizë juridike, Kuvendin e Shqipërisë, në fushën e përafrimit të legjislacionit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Europian.

·         Të japë mendimin e specializuar juridik të kërkuar nga Drejtori i Shërbimit të Përafrimit për çështje të përputhshmërisë së legjislacionit vendas me legjislacionin e BE-së.

·         Të përgatisë mendime me shkrim për Kryetarin dhe deputetët e komisionit, për cdo projektligj, akt dhe projektvendim që i paraqiten Kuvendit për shqyrtim dhe miratim, i cili synon përafrim me instrumentat ligjore të BE,  duke dhënë mendimin e tij për:

a)       Përafrimin e tyre me acquis communautaire të BE,

b)      shkallën e përputhshmërisë së tyre  me pjesët e acquiss communautaire të BE;

c)      përmirësim të përcaktimeve dhe formulimeve të propozuara (duke patur në konsideratë instrumentin ligjor komunitar me te cilin synohet përputhshmëria).

·         Të përgatisë mendim me shkrim për Kryetarin dhe deputetët e Komisionit edhe nëse projektligji nuk synon përafrim me legjislacionin e BE, duke dhënë vlerësime apo sugjerime për përafrimin e tij në pjesë të caktuara.

·         Të bashkëpunojë dhe të bashkërendojë punën me këshilltarët e Komisioneve të Përhershme të Kuvendit dhe/ose këshilltarët Juristë për çështjet që lidhen me përafrimin e legjislacionit vendas me atë të BE-së.    

·         Të hartojë raporte përmbledhëse për ligjet e miratuara në Kuvend, të cilat përmbushin rekomandimet sipas standarteve dhe direktivave të BE-së.

·         Këshilltari jurist raporton direkt te drejtori i Shërbimit të Përafrimit të Legjislacionit.

·         Këshilltari jurist, gjithashtu, raporton sipas kërkesës edhe te drejtori  i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ dhe Sekretari i Përgjithshëm. Këshilltari jurist bashkëpunon me kryetarët e komisioneve parlamentare dhe këshilltarët e shërbimeve të tjera për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive.

·         Të mbështesë në mënyrë efektive, me ekspertizë juridike, Kuvendin e Shqipërisë, në fushën e përafrimit të legjislacionit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Europian.

·         Të japë mendimin e specializuar juridik të kërkuar nga Drejtori i Shërbimit të Përafrimit për çështje të përputhshmërisë së legjislacionit vendas me legjislacionin e BE-së.

·         Të përgatisë mendime me shkrim për Kryetarin dhe deputetët e komisionit, për cdo projektligj, akt dhe projektvendim që i paraqiten Kuvendit për shqyrtim dhe miratim, i cili synon përafrim me instrumentat ligjore të BE,  duke dhënë mendimin e tij për:

a)       Përafrimin e tyre me acquis communautaire të BE,

b)      shkallën e përputhshmërisë së tyre  me pjesët e acquiss communautaire të BE;

c)      përmirësim të përcaktimeve dhe formulimeve të propozuara (duke patur në konsideratë instrumentin ligjor komunitar me te cilin synohet përputhshmëria).

·         Të përgatisë mendim me shkrim për Kryetarin dhe deputetët e Komisionit edhe nëse projektligji nuk synon përafrim me legjislacionin e BE, duke dhënë vlerësime apo sugjerime për përafrimin e tij në pjesë të caktuara.

·         Të bashkëpunojë dhe të bashkërendojë punën me këshilltarët e Komisioneve të Përhershme të Kuvendit dhe/ose këshilltarët Juristë për çështjet që lidhen me përafrimin e legjislacionit vendas me atë të BE-së.    

·         Të hartojë raporte përmbledhëse për ligjet e miratuara në Kuvend, të cilat përmbushin rekomandimet sipas standarteve dhe direktivave të BE-së.

·         Këshilltari jurist raporton direkt te drejtori i Shërbimit të Përafrimit të Legjislacionit.

·         Këshilltari jurist, gjithashtu, raporton sipas kërkesës edhe te drejtori  i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ dhe Sekretari i Përgjithshëm. Këshilltari jurist bashkëpunon me kryetarët e komisioneve parlamentare dhe këshilltarët e shërbimeve të tjera për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive.

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

- të jetë nëpunës civil i konfirmuar në nivelin e ulët drejtues;

     -të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

     -të përmbushë kriteret e veçanta të përcaktuara  në shpalljen për konkurim;

Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

-          Të jetë shtetas shqiptar.

-          Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

-          Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

-          Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

-          Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë  për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

-          Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

-           

 

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Të ketë diplomë universitare DND; DIND  ose Bachelor + Master profesional / shkencor, në jurisprudencë, me shkeputje nga puna;

·         Të ketë njohuri shumë të mira në fushën e legjislacionit shqiptar dhe të legjislacionit të Bashkimit Evropian.

·         Të ketë aftësi për të kryer ekspertiza dhe studime në fushën përkatëse të  legjislacionit apo te acquiss communautaire te BE;

·         Të ketë aftësi  shumë të mira komunikimi,  koordinimi dhe menaxhimi.

·         Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të BE

·         Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi  për aplikim në vendin vakant, një kopje të jetëshkrimit (C.V), fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere atë duhet ta ketë të njëhësuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin, fotokopje e listës së notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar, një fotokopje e librezës së punës e plotësuar, vërtetim i gjendjes gjyqësore, çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme, fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues dhe formularë

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 06.10.2020

dh)20.10.2020 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e vlerësimit plotësojnë kushtet minimale të ngritjes në detyrë  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile.

-Ankesat nga kandidatët e skualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 28.10.2020, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

 f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacinin e dorëzuar (ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit pozitive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë  dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.

g) Lista e fituesve me 70 pikë  e lartë do te njoftohet kandidatëve me telefon ose – maile.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

gj) Shpallja e listës përfundimtare pas ankimimit me emrat e fituesve do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën  04.11.2020.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 042278270 dhe ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.