Njoftim mbi rezultatin e verifikimit paraprak për lëvizjen paralele për konkursin “sekretar” në Shërbimin e e Komisioneve

  • Postuar më, 28/09/2020

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22  dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po ju dërgojmë për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” njoftimin se për konkursin e shpallur për pozicionin “sekretar” në Shërbimin  e Komisioneve, brenda afateve të përcaktuara në njoftim nuk ka pasur asnjë kandidat.

 

 Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22  dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, kjo procedure mbyllet pa kandidatë.

 

Konkurrimi do të vazhdoj me procedurën “Pranim në Shërbimin Civil”