NJOFTIM PËR VEND PUNE

  • Postuar më, 12/10/2020

A- Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

në Administratën e tij ka (1 ) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist”, në Shërbimin e Kërkimit Parlamentar dhe Bibliotekës.

a)      Paga është e kategorisë III-b.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

·         Mbështet me kërkime, analiza ligjore dhe studime krahasuese organet e Kuvendit, deputetët, si dhe komisionet e përhershme dhe të përkohshme parlamentare:

·         Mban lidhje të ngushta me këshilltarët dhe sekretaret e komisioneve të përhershme parlamentare (kontakte formale dhe informale) për evidentimin e nevojave të deputetëve për informacion nëpërmjet konsultimit paraprak të kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit dhe programit afatgjatë të tij, për të siguruar nevojat e tyre me informacion shtesë gjatë procesit të diskutimit të projektligjeve.

·         Ndjek procedurën legjislative të diskutimit të projektligjeve në këto komisione të përhershme parlamentare, me synim evidentimin e nevojave për informacion të deputetëve. Tematika dhe koha e ndjekjes së mbledhjeve vendoset nga drejtuesit e dy  shërbimeve (Shërbimit Ligjor dhe Kërkimit Ligjor).

·         Ndërmerr kërkime ligjore me iniciativën e vet, për çdo projektligj apo akt te përfshirë në një proces shqyrtimi, bazuar ne programin e punës dhe kalendarin e punimeve te Kuvendit.

·         Vë në dispozicion deputeteve të komisionit gjate procesit legjislativ, analizën dhe raportin mbi kërkimet për çdo projektligj apo akt që është për shqyrtim ne Kuvend (sipas fushës së përgjegjësisë).

·         Me kërkesë të deputetëve dhe stafit të tyre ndihmës, ndërmerr kërkime te tjera ligjore duke shfrytëzuar burimet e informacionit që ka vetë Biblioteka, bazat e saj të të dhënave, bazat ligjore të huaja etj... dhe e vë atë në dispozicion të deputetëve (në fushat ku veprojnë komisionet e mësipërme).

·         Ndërmerr kërkime në kuadër të ECPRD-së (Qendra Europiane për Kërkimin e Dokumentacionit Parlamentar) për këmbimin e informacionit ligjor. 

·         Po në kuadër të ECPRD-së, me kërkesë të komisioneve parlamentare dhe në bashkëpunim me këshilltarët e tyre ligjorë, përgatit kërkesën, e cila më pas shikohet nga drejtuesit e dy


 

shërbimeve përkatëse. Më pas kërkesa i drejtohet ECPRD-së duke përcaktuar në të edhe afatin. Ndjek ardhjen e përgjigjeve nga parlamentet e tjera dhe mbi bazën e tyre përgatit materialin përmbledhës sipas afateve të përcaktuara më parë.

·         Me kërkesë të deputetëve dhe stafit të tyre ndihmës jep referencat ose tekstet e plota  të akteve ligjore.

·         Ndërmerr kërkime në internet për gjetjen dhe shpërndarjen e informacionit aktual titullarëve të institucionit dhe deputetëve të interesuar.

·         Fut periodikisht të gjithë informacionin ligjor që është në Fletoret Zyrtare aktuale dhe ato retrospektive në bazën e të dhënave të referencave ligjore dhe bën klasifikimin e tyre shkencor sipas tematikës.

·         Krijon workformën për identifikimin e kërkesave të ardhura dhe klasifikimin e kërkesave.

·         Sipas kërkesës përgatit bibliografi tematike dhe kronologjike të akteve ligjore të botuara në Fletoret Zyrtare dhe i vë ato në dispozicion të komisioneve të përhershme parlamentare.

·         Administron dhe koleksionon Fletoret Zyrtare etj.

 

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

·         të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;

·         të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

·         të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor, për jurisprudence/ekonomi/ shkenca sociale, me shkëputje nga puna;

·         Të zotërojë aftësi për të ndërmarrë kërkime parlamentare dhe ligjore nga burime të ndryshme informacioni;

·         Të zotërojë aftësi shumë të mira analitike dhe sinteze të informacionit ligjor/ekonomik (sipas fushës së pergjegjësisë);

·         Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe etikë të lartë shërbimi;

·         Të zotërojë shkëlqyeshëm me dëshmi të paktën një gjuhë të BE;

·         Të ketë aftësi për të punuar në grup dhe nën presion.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i konfirmimit si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive si dhe formularin 6 mujor, të vlerësimit të punës.

d) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën  22.10.2020.

dh) Në datën, 23.10.2020 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet 02.11.2020 në mjediset e Kuvendit, në orën 10:00.

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe do të njoftohen brenda 24 oreve për rezultatet.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë (dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë:  20 pikë për eksperiencën, 10 pikë për trajnimet apo për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për vlerësimet pozitive.)

-Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga njoftimi individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

g) Njoftimi për fituesin do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit në datën 09.11.2020.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 042278 270 dhe ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të  vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.

 

B- Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij në Administratën e tij ka ( 1) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist”, në Shërbimin e Kërkimit Parlamentar dhe Bibliotekës

Paga është e kategorisë III-b.

a) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

b) Konkursi do të kalojë në këto faza: dorëzimi i dokumentacioni, brenda 15 ditë kalendarike nga shpallja në Portalin SHKP; verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta – brenda 10 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit dhe shpallja e listës së kandidatëve që kualifikohen për në fazën e dytë: testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

c) Konkurimi do të bëhet për 1 (një) vend të lirë pune.

ç)  Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

·         Të jetë shtetas shqiptar.

·         Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

·         Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

·         Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

·         Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë  për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

·         Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

 

 

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Mbështet me kërkime, analiza ligjore dhe studime krahasuese organet e Kuvendit, deputetët, si dhe komisionet e përhershme dhe të përkohshme parlamentare:

·         Mban lidhje të ngushta me këshilltarët dhe sekretaret e komisioneve të përhershme parlamentare (kontakte formale dhe informale) për evidentimin e nevojave të deputetëve për informacion nëpërmjet konsultimit paraprak të kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit dhe programit afatgjatë të tij, për të siguruar nevojat e tyre me informacion shtesë gjatë procesit të diskutimit të projektligjeve.

·         Ndjek procedurën legjislative të diskutimit të projektligjeve në këto komisione të përhershme parlamentare, me synim evidentimin e nevojave për informacion të deputetëve. Tematika dhe koha e ndjekjes së mbledhjeve vendoset nga drejtuesit e dy  shërbimeve (Shërbimit Ligjor dhe Kërkimit Ligjor).

·         Ndërmerr kërkime ligjore me iniciativën e vet, për çdo projektligj apo akt te përfshirë në një proces shqyrtimi, bazuar ne programin e punës dhe kalendarin e punimeve te Kuvendit.

·         Vë në dispozicion deputeteve të komisionit gjate procesit legjislativ, analizën dhe raportin mbi kërkimet për çdo projektligj apo akt që është për shqyrtim ne Kuvend (sipas fushës së përgjegjësisë).

·         Me kërkesë të deputetëve dhe stafit të tyre ndihmës, ndërmerr kërkime te tjera ligjore duke shfrytëzuar burimet e informacionit që ka vetë Biblioteka, bazat e saj të të dhënave, bazat ligjore të huaja etj... dhe e vë atë në dispozicion të deputetëve (në fushat ku veprojnë komisionet e mësipërme).

·         Ndërmerr kërkime në kuadër të ECPRD-së (Qendra Europiane për Kërkimin e Dokumentacionit Parlamentar) për këmbimin e informacionit ligjor. 

·         Po në kuadër të ECPRD-së, me kërkesë të komisioneve parlamentare dhe në bashkëpunim me këshilltarët e tyre ligjorë, përgatit kërkesën, e cila më pas shikohet nga drejtuesit e dy

shërbimeve përkatëse. Më pas kërkesa i drejtohet ECPRD-së duke përcaktuar në të edhe afatin. Ndjek ardhjen e përgjigjeve nga parlamentet e tjera dhe mbi bazën e tyre përgatit materialin përmbledhës sipas afateve të përcaktuara më parë.

·         Me kërkesë të deputetëve dhe stafit të tyre ndihmës jep referencat ose tekstet e plota  të akteve ligjore.

·         Ndërmerr kërkime në internet për gjetjen dhe shpërndarjen e informacionit aktual titullarëve të institucionit dhe deputetëve të interesuar.

·         Fut periodikisht të gjithë informacionin ligjor që është në Fletoret Zyrtare aktuale dhe ato retrospektive në bazën e të dhënave të referencave ligjore dhe bën klasifikimin e tyre shkencor sipas tematikës.

·         Krijon workformën për identifikimin e kërkesave të ardhura dhe klasifikimin e kërkesave.

·         Sipas kërkesës përgatit bibliografi tematike dhe kronologjike të akteve ligjore të botuara në Fletoret Zyrtare dhe i vë ato në dispozicion të komisioneve të përhershme parlamentare.

·         Administron dhe koleksionon Fletoret Zyrtare etj.

 

dh)  Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor, për jurisprudence/ekonomi/ shkenca sociale, me shkëputje nga puna;

·         Të zotërojë aftësi për të ndërmarrë kërkime parlamentare dhe ligjore nga burime të ndryshme informacioni;

·         Të zotërojë aftësi shumë të mira analitike dhe sinteze të informacionit ligjor/ekonomik (sipas fushës së pergjegjësisë);

·         Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe etikë të lartë shërbimi;

·         Të zotërojë shkëlqyeshëm me dëshmi të paktën një gjuhë të BE;

·         Të ketë aftësi për të punuar në grup dhe nën presion.

 

e) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit.

ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 27.10.2020.

f) Në datën 09.11.2020 të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

g) Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet njoftimeve në Portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faqen zyrtare të Kuvendit, telefon dhe e-mail.

gj)Konkurimi-testimi me shkrim dhe instervista e strukturuar me gojë do të bëhet në datën 18.11.2020 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

h) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit - 15 pikë, intervista e strukturuar me gojë - 25 pikë dhe testimi me shkrim - 60 pikë.

-Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, kur kandidati merr mbi 30 pikë e lart, ai kualifikohet edhe për intervistën me gojë si edhe për vlerësimin e jetëshkrimit.

i) Pikët që kandidatët do të marrin nga vlerësimi i testit me shkrim, intervista e strukturuar me gojë dhe nga vlerësimi i jetëshkrimit, do t’u njoftohet konkurentëve me telefon ose e-mail.

j) Ankesat nga kandidatët do të paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga njoftimi indidual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

Ankesat nga kandidatët për intervistën me gojë, do të paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga njoftimi indidual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

k) Shpallja e listës përfundimtare të fituesve do të bëhet në datën 26.11.2020 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.