NJOFTIM PËR VEND PUNE

  • Postuar më, 06/01/2021

NJOFTIM PËR VEND PUNE

A- Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në “specialist jurist”, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve. Paga është e kategorisë III-b.

     b) Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të hartojë  dokumentacionin e nevojshëm  që rregullon marrëdhëniet e punës të punonjësve të kategorive të ndryshme në administratën e Kuvendit, mbështetur në ligjin 152/2013 “Për nëpunësin civil”, vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave dhe “Kodi i Punës ne Republikën e Shqipërisë”.

·         Të hartojë dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e rekrutimit të nëpunësve civilë, nga faza e njoftimit në shtyp për vendin e lirë të punës, deri në momentin e emërimit për periudhën në provë.

·         Në përputhje me legjislacionin përkatës, të mbajë dhe plotësojë dokumentacionin, me anë të të cilit vërtetohet ekzistenca e marrëdhënieve të punës, si regjistrin themeltar, dosjet vetjake dhe librezat e punës.

·         Të plotësojë librezën e punës dhe regjistrin themeltar në rastet e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës dhe, nëse nëpunësi nuk ka asnjë detyrim ndaj Kuvendit, ia paraqet për firmë drejtorit të Shërbimit.

·         Të hartojë kontratat e punës dhe të plotësojë dokumentacionin përkatës për punonjësit e stafit të Kuvendit, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen nga  Kodi i Punës.

·         Të menaxhojë regjistrin elektronik për sistemin HRMIS dhe një komunikim të përhershëm me DAP-in për ardhjet dhe largimet në administratën e Kuvendit.

·         Të plotësojë dokumentacionin për pensionet e pleqërisë, të pensioneve suplementare, sipas legjislacionit në fuqi.

·         Të përgatitë shkresa e vërtetime për marrëdhëniet e punës dhe pagat përkatëse, sipas kërkesave të punonjësve dhe t’ia paraqesë ato për firmë drejtorit të Shërbimit dhe sekretarit të Përgjithshëm.

·         Të përgatitë materialet shkresore të korrespodencës zyrtare të sekretarit të Përgjithshëm me institucionet e tjera për probleme që lidhen me detyrat e Shërbimit.

·         Kryen çdo detyre tjetër të ngarkuar nga drejtori i Shërbimit lidhur me menaxhimin e burimeve njerëzore.

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

·         të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;

·         të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

·         të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor  në drejtësi;

·         Te ketë vjetërsi pune;

·         Te ketë aftësi shumë të mira komunikimi;

·         Te ketë aftësi të komunikojë standarde të qarta;

·         Te ketë aftësi te mira te përdorimit te kompjuterit;

·         Te ketë aftësi të punojë në grup dhe te bashkëpunoje me shërbimet e tjera.

·         .

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i konfirmimit si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive si dhe formularët 6 mujorë, të vlerësimit vjetor të punës, të gjashtëmujorëve të fundit

d) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 18.01.2021

dh) Në datën 19.01.2021 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet 26.01.2021 në mjediset e Kuvendit, në orën 10:00.

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë (dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë:  20 pikë për eksperiencën, 10 pikë për trajnimet apo për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për vlerësimet pozitive.)

g) Njoftimi për fituesin do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit në datën 02.02.2021

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të  vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.

B- Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij në Administratën e tij (1) një vend të lirë pune, në “specialist jurist”, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve.

Paga është e kategorisë III-b.

a) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

b) Konkursi do të kalojë në këto faza: dorëzimi i dokumentacioni, brenda 15 ditë kalendarike nga shpallja në Portalin SHKP; verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta – brenda 10 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit dhe shpallja e listës së kandidatëve që kualifikohen për në fazën e dytë: testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

c) Konkurimi do të bëhet për 1 (një) vend të lirë pune.

ç)  Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

·         Të jetë shtetas shqiptar.

·         Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

·         Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

·         Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

·         Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë  për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

·         Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të hartojë  dokumentacionin e nevojshëm  që rregullon marrëdhëniet e punës të punonjësve të kategorive të ndryshme në administratën e Kuvendit, mbështetur në ligjin 152/2013 “Për nëpunësin civil”, vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave dhe “Kodi i Punës ne Republikën e Shqipërisë”.

·         Të hartojë dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e rekrutimit të nëpunësve civilë, nga faza e njoftimit në shtyp për vendin e lirë të punës, deri në momentin e emërimit për periudhën në provë.

·         Në përputhje me legjislacionin përkatës, të mbajë dhe plotësojë dokumentacionin, me anë të të cilit vërtetohet ekzistenca e marrëdhënieve të punës, si regjistrin themeltar, dosjet vetjake dhe librezat e punës.

·         Të plotësojë librezën e punës dhe regjistrin themeltar në rastet e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës dhe, nëse nëpunësi nuk ka asnjë detyrim ndaj Kuvendit, ia paraqet për firmë drejtorit të Shërbimit.

·         Të hartojë kontratat e punës dhe të plotësojë dokumentacionin përkatës për punonjësit e stafit të Kuvendit, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen nga  Kodi i Punës.

·         Të menaxhojë regjistrin elektronik për sistemin HRMIS dhe një komunikim të përhershëm me DAP-in për ardhjet dhe largimet në administratën e Kuvendit.

·         Të plotësojë dokumentacionin për pensionet e pleqërisë, të pensioneve suplementare, sipas legjislacionit në fuqi.

·         Të përgatitë shkresa e vërtetime për marrëdhëniet e punës dhe pagat përkatëse, sipas kërkesave të punonjësve dhe t’ia paraqesë ato për firmë drejtorit të Shërbimit dhe sekretarit të Përgjithshëm.

·         Të përgatitë materialet shkresore të korrespodencës zyrtare të sekretarit të Përgjithshëm me institucionet e tjera për probleme që lidhen me detyrat e Shërbimit.

·         Kryen çdo detyre tjetër të ngarkuar nga drejtori i Shërbimit lidhur me menaxhimin e burimeve njerëzore.

 

dh)  Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor  në drejtësi;

·         Te ketë vjetërsi pune;

·         Te ketë aftësi shumë të mira komunikimi;

·         Te ketë aftësi të komunikojë standarde të qarta;

·         Te ketë aftësi te mira te përdorimit te kompjuterit;

·         Te ketë aftësi të punojë në grup dhe te bashkëpunoje me shërbimet e tjera.

e) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit.

ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 21.01.2021

f) Në datën 02.02.2021 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

g) Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet njoftimeve në Portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faqen zyrtare të Kuvendit, telefon dhe e-mail.

gj)Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të bëhet në datën 15.02.2021 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

h) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit - 15 pikë, intervista e strukturuar me gojë - 25 pikë dhe testimi me shkrim - 60 pikë.

-Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, kur kandidati merr mbi 30 pikë e lart, ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe vlerësimin e jetëshkrimit.

i) Lista e fituesve me mbi 70 pikë ( mbi 70% të pikëve) do t’u njoftohet konkurentëve me telefon ose e-mail.

j) Ankesat nga kandidatët fitues, paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

k) Shpallja e listës përfundimtare të fituesve do të bëhet në datën 23.02.2021 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.