Njoftim

  • Postuar më, 25/05/2021

U R DH Ë R “PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMIT NR. 3589, DATË 01.11.2016, TË GJYKATËS ADMINISTRATIVE TË APELIT, TIRANË”

Në zbatim të Vendimit të formës së prerë me nr. 3589, datë 01.11.2016 të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë,

1. Ekzekutimin e Vendimit të formës së prerë me nr. 3589, datë 01.11.2016, të Gjykatës Administrative të Apelit Tirane që të rikthejë paditësen Vivjan Agolli(Ahmetaga) në pozicionin e specialistes në të njëjtën kategori page në një nga pozicionet e lira të strukturës së Kuvendit.

2. Ngarkohet Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve ( Njësia Përgjegjëse) për nxjerrjen e aktit administrativ dhe publikimin në faqen zyrtare të Kuvendit.

3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

Lënda:      Njoftim  për kthimin  në shërbimin civil të Kuvendit.

 

Drejtuar:  Zonjës Vivjan AGOLLI (AHMETAGA)

                  Rr.”Nikolla Lena” 21 Dhjetori,Tirane

                  

                   Zonjes Aishe AHMETAGA

                   Blv.Bajram Curri Blloku Pallate 1 Maji Shk.4

                   Kati I Tirane (Zyre Noterie)

 

                  ADNANI Bailiff’s Office “ SHKP

                   Rr. “Sulejman Delvina”, Nd.51, H.9, Ap.1 prane Hotel”Diplomat”  Tiranë.

                   Z. Rrok Deda, përmbarues gjyqësor privat.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, nenit 66/1 , pikat 1 deri 3; Vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, Nr.3589, datë 01.11.2016,  dhe në zbatim të Urdhërit Nr.86, datë 24.05.2021“Për ekzekutimin e Vendimit nr.3589, datë 01.11.2016, të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë”, të Sekretarit të Përgjithshëm, Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve ( Njësia Përgjegjëse ), me Vendimin Nr.8, datë 25.05.2021, ka vendosur kthimin tuaj në detyrën “specialist”, në Sektorin e Përkthimit pranë Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë .

 

Paraqitja në detyrë të bëhet brenda dates 03.06.2021.