njoftim

  • Postuar më, 25/05/2021

U R DH Ë R

“PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMIT NR. 4624, DATË 20.12.2016, TË GJYKATËS ADMINISTRATIVE TË APELIT, TIRANË”

Në zbatim të Vendimit të formës së prerë me nr. 4624, datë 20.12.2016 të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë,

1. Ekzekutimin e Vendimit të formës së prerë me nr. 4624, datë 20.12.2016, të Gjykatës Administrative të Apelit Tirane që të rikthejë paditësen Najada SELMANI (HALILOSMANI) në të njëjtin pozicion pune që ajo ka pasur, ose në pamundësi, në një pozicion tjetër të të njëjtit nivel.

2. Ngarkohet Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve ( Njësia Përgjegjëse) për nxjerrjen e aktit administrativ dhe publikimin në faqen zyrtare të Kuvendit.

3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

Njoftim


Lënda:      Njoftim  për kthimin  në shërbimin civil të Kuvendit.

 

Drejtuar:  Zonjës Najada SELMANI (HALILOSMANI) Rr.”Qemal Stafa”nr.579/1

                   Tiranë

 

 Adresa :   Elite Bailiff’s Office “ SHKP

                   Rr. “Frederik Shiroka”,  Kulla 4, kati 1, përballë Kopshtit Nr.2  Tiranë.

 

                   Z. Desian Brahimllari, përmbarues gjyqësor privat.

 

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, nenit 66/1 , pikat 1 deri 3; Vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, Nr.4624, datë 01.11.2016,  dhe në zbatim të Urdhërit Nr.87, datë 24.05.2021“Për ekzekutimin e Vendimit nr.4624, datë 20.12.2016, të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë”, të Sekretarit të Përgjithshëm, Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve ( Njësia Përgjegjëse) me Vendimin Nr.9, datë 25.05.2021, ka vendosur kthimin tuaj në detyrën “specialist”, në Sektorin e Përkthimit pranë Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë .

 

Paraqitja në detyrë të bëhet brenda dates 03.06.2021.