Njoftim per nje vend te lire pune

  • Postuar më, 18/10/2021

NJOFTIM PËR VEND PUNE

A. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

 Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të Lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,Kreu II,  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a)      Në Administratën e tij ka 1(një) vend të lirë pune, në pozicionin “Drejtor”, në Shërbimin e Prokurimeve.

Kategoria e pagës II-b.

 b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të sigurojë në mënyrë efektive drejtimin e punës në Drejtorinë e Prokurimeve, në zbatim të ligjit “Për prokurimin publik”, Kodit të Procedurave Administrative, ligjit “Statusi i nëpunësit civil”, Rregullores së Kuvendit dhe legjislacionit që ka lidhje me këtë shërbim (fushën e prokurimeve).

·         Të organizojë dhe drejtojë burimet njerëzore në varësi të tij në zbatim të ligjit “Statusi i nëpunësit civil”, Rregullores së Kuvendit dhe legjislacionit që ka lidhje me këtë shërbim, me qëllim ofrimin e një shërbimi me standard të lartë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

·         Të organizojë dhe të drejtojë punën administrative për realizimin e objektivave të shërbimit të prokurimeve, të ndjekë dhe të kontrollojë zbatimin e detyrave të dhëna nga titullari i institucionit si dhe regjistrit të prokurimeve.

·         Të nxjerrë urdhra të brendshëm për drejtimin dhe administrimin sa më të mirë të punës në drejtori, si dhe t’i propozojë dhe përgatisë titullarit nxjerrjen e urdhëresave përkatëse që kanë të bëjnë me fushën e prokurimit.

·         Të ndjekë punën e shërbimit së prokurimit dhe organizimit të procedurave të prokurimit duke informuar titullarin çdo katërmujor, ose sa herë që i kërkohet, për ecurinë e  procedurave të prokurimit.

·         Të sigurojë kushte normale pune për nëpunësit nën varësinë administrative, për të garantuar një performancë të lartë  në realizimin e detyrave.

·         Të bashkërendojë punën me drejtoritë e shërbimet e tjera të Kuvendit për përmbushjen e objektivave të drejtorisë dhe të institucionit.

·         Të marrë pjesë, në rast të ngarkimit nga titullari i institucionit, në njësinë e prokurimit ose në rolin e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. 

·         Të organizojë punën në shërbnimin e prokurimit dhe në bashkëpunim edhe me drejtorite e tjera (sipas urdhrit të Sekretarit të Përgjithshëm) për kryerjen e procedurave te prokurimit, përgatitjen e shkresave, si dhe të dokumentacionit të nevojshëm për procedurat e prokurimit (përfshirë specifikimet teknike, termat e referencës etj) me cilësi dhe në kohën e duhur.

·         Të hartojë planin vjetor të prokurimeve në bashkëpunim me departamentet, drejtoritë dhe sektorët e tjerë, si dhe me titullarin e autoritetit kontraktor me miratimin e buxhetit vjetor mbi bazën edhe të kërkesave përkatëse. 

·         Të kontrollojë dhe ndjek realizimin e regjistrit të parashikimit dhe të realizimit për prokurimet publike të institucionit dhe ta dërgojë për miratim pranë sekretarit të Përgjithshëm dhe më pas tek APP.

·         Të dërgojë kontratat e lidhura pranë drejtorive përkatëse për zbatim.

·         Të përgatisë informacione periodike në bashkëpunim me personat e ngarkuar për zbatimin e kontratave, lidhur me zbatimin e tyre, problemet që ato kane si dhe propozimet për zgjidhjen e tyre.

·         Të bashkëpunojë me Shërbimin Administrativ për plotësimin e vendeve vakante. Të fillojë ecurinë disiplinore për marrjen e masave administrative ndaj nëpunësve të kësaj drejtorie, kur konstaton shkelje administrative në kryerjen e detyrave nga nëpunësit e drejtorisë.

·         Të bëjë vlerësimin vjetor të nëpunësve në varësi, bazuar në performancën e punonjësve, si dhe në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.

·         Të paraqesë pranë drejtorisë përkatëse planifikimin e lejes vjetore për nëpunësit, sipas një grafiku të përcaktuar që në fillim të vitit.

·         Të koordinojë me sekretarin e Përgjithshëm për emërimin/ caktimin e personelit në njësitë e prokurimit ad-hoc të procedurave të prokurimit dhe komisioneve të Vlerësimit të Ofertave.

·         Të ndjekë, shpërndajë dhe të përgjigjet për të gjithë korrespondencën zyrtare të Kuvendit që kalon në këtë shërbim.

·         Të menaxhojë burimet njerëzore në varësi duke ndarë, mbikëqyrë dhe monitoruar punën e kryer në periudha raportimi javore, mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore.

·         Të informojë në mënyrë periodike Sekretarin e Përgjithshëm, dhe sa herë që është e nevojshme, për të gjithë veprimtarinë e Shërbimit.

·         Të ushtrojë gjithashtu dhe çdo kompetencë tjetër që i jepet nga eprorët në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Marrëdhëniet organizative

Drejtor i Shërbimit të Prokurimeve është në varësi të drejtpërdrejtë nga Drejtori  i Përgjithshëm Administrativ. Drejtor i Shërbimit të Prokurimeve raporton në mënyrë të vazhdueshme tek Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Administrimit dhe tek Sekretari i Përgjithshëm.

Kriteret e vendit të punës:

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master  në inxhinieri ose ekonomi, me shkëputje nga puna.

·         Të ketë vizion të qartë drejtimi;

·         Të zotërojë aftësi  shumë të mira komunikimi,  koordinimi dhe menaxhimi.

·         Të zotërojë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

·         Të zotërojë njohuri te mira në teknologjinë/sistemet e informacionit.

·         Te ketë dëshmi për zotërimin e një gjuhe të BE-së.

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues dhe formularët e vlerësimit 6 mujor të punës .

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 28.10.2021, 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga moment i shpalljes në portal.

dh) Në datën 29.10.2021, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose  e– mail.

-Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 10.11.2021, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë  përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.

g) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 10.11.2021.

Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

gj) Lista e fituesve me  70 pikë e lartë (  70% të pikëve e lartë) do të shpallet në datën 17.11.2021 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut..

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Në se nga procedura e mësipërme nuk shpallet anjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:

B- Ngritja në Detyrë.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, pika 4 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në detyrë”, pika 43 si dhe vendimit të Byrosë nr.76, datë 25.02.2021 “Për hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a)      Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “drejtor”, në Shërbimin e Prokurimeve .

Kategoria e pagës II-b.

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·          Të sigurojë në mënyrë efektive drejtimin e punës në Drejtorinë e Prokurimeve, në zbatim të ligjit “Për prokurimin publik”, Kodit të Procedurave Administrative, ligjit “Statusi i nëpunësit civil”, Rregullores së Kuvendit dhe legjislacionit që ka lidhje me këtë shërbim (fushën e prokurimeve).

·         Të organizojë dhe drejtojë burimet njerëzore në varësi të tij në zbatim të ligjit “Statusi i nëpunësit civil”, Rregullores së Kuvendit dhe legjislacionit që ka lidhje me këtë shërbim, me qëllim ofrimin e një shërbimi me standard të lartë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

·         Të organizojë dhe të drejtojë punën administrative për realizimin e objektivave të shërbimit të prokurimeve, të ndjekë dhe të kontrollojë zbatimin e detyrave të dhëna nga titullari i institucionit si dhe regjistrit të prokurimeve.

·         Të nxjerrë urdhra të brendshëm për drejtimin dhe administrimin sa më të mirë të punës në drejtori, si dhe t’i propozojë dhe përgatisë titullarit nxjerrjen e urdhëresave përkatëse që kanë të bëjnë me fushën e prokurimit.

·         Të ndjekë punën e shërbimit së prokurimit dhe organizimit të procedurave të prokurimit duke informuar titullarin çdo katërmujor, ose sa herë që i kërkohet, për ecurinë e  procedurave të prokurimit.

·         Të sigurojë kushte normale pune për nëpunësit nën varësinë administrative, për të garantuar një performancë të lartë  në realizimin e detyrave.

·         Të bashkërendojë punën me drejtoritë e shërbimet e tjera të Kuvendit për përmbushjen e objektivave të drejtorisë dhe të institucionit.

·         Të marrë pjesë, në rast të ngarkimit nga titullari i institucionit, në njësinë e prokurimit ose në rolin e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. 

·         Të organizojë punën në shërbnimin e prokurimit dhe në bashkëpunim edhe me drejtorite e tjera (sipas urdhrit të Sekretarit të Përgjithshëm) për kryerjen e procedurave te prokurimit, përgatitjen e shkresave, si dhe të dokumentacionit të nevojshëm për procedurat e prokurimit (përfshirë specifikimet teknike, termat e referencës etj) me cilësi dhe në kohën e duhur.

·         Të hartojë planin vjetor të prokurimeve në bashkëpunim me departamentet, drejtoritë dhe sektorët e tjerë, si dhe me titullarin e autoritetit kontraktor me miratimin e buxhetit vjetor mbi bazën edhe të kërkesave përkatëse. 

·         Të kontrollojë dhe ndjek realizimin e regjistrit të parashikimit dhe të realizimit për prokurimet publike të institucionit dhe ta dërgojë për miratim pranë sekretarit të Përgjithshëm dhe më pas tek APP.

·         Të dërgojë kontratat e lidhura pranë drejtorive përkatëse për zbatim.

·         Të përgatisë informacione periodike në bashkëpunim me personat e ngarkuar për zbatimin e kontratave, lidhur me zbatimin e tyre, problemet që ato kane si dhe propozimet për zgjidhjen e tyre.

·         Të bashkëpunojë me Shërbimin Administrativ për plotësimin e vendeve vakante. Të fillojë ecurinë disiplinore për marrjen e masave administrative ndaj nëpunësve të kësaj drejtorie, kur konstaton shkelje administrative në kryerjen e detyrave nga nëpunësit e drejtorisë.

·         Të bëjë vlerësimin vjetor të nëpunësve në varësi, bazuar në performancën e punonjësve, si dhe në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.

·         Të paraqesë pranë drejtorisë përkatëse planifikimin e lejes vjetore për nëpunësit, sipas një grafiku të përcaktuar që në fillim të vitit.

·         Të koordinojë me sekretarin e Përgjithshëm për emërimin/ caktimin e personelit në njësitë e prokurimit ad-hoc të procedurave të prokurimit dhe komisioneve të Vlerësimit të Ofertave.

·         Të ndjekë, shpërndajë dhe të përgjigjet për të gjithë korrespondencën zyrtare të Kuvendit që kalon në këtë shërbim.

·         Të menaxhojë burimet njerëzore në varësi duke ndarë, mbikëqyrë dhe monitoruar punën e kryer në periudha raportimi javore, mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore.

·         Të informojë në mënyrë periodike Sekretarin e Përgjithshëm, dhe sa herë që është e nevojshme, për të gjithë veprimtarinë e Shërbimit.

·         Të ushtrojë gjithashtu dhe çdo kompetencë tjetër që i jepet nga eprorët në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Marrëdhëniet organizative

Drejtor i Shërbimit të Prokurimeve është në varësi të drejtpërdrejtë nga Drejtori  i Përgjithshëm Administrativ. Drejtor i Shërbimit të Prokurimeve raporton në mënyrë të vazhdueshme tek Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Administrimit dhe tek Sekretari i Përgjithshëm.

Kriteret e vendit të punës:

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master  në inxhinieri ose ekonomi, me shkëputje nga puna.

·         Të ketë vizion të qartë drejtimi;

·         Të zotërojë aftësi  shumë të mira komunikimi,  koordinimi dhe menaxhimi.

·         Të zotërojë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

·         Të zotërojë njohuri te mira në teknologjinë/sistemet e informacionit.

·         Te ketë dëshmi për zotërimin e një gjuhe të BE-së.

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues dhe formularët e vlerësimit 6 mujor të punës .

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 02.11.2021.

dh) Në datën 18.11.2021, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet

minimale të ngritjes në detyrë  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 26.11.2021, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacioin e dorëzuar( ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit poztive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë  dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.

g) Lista e fituesve me 70 pikë  e lartë (  70% të pikëve dhe lartë) do të njoftohet në datën 29.11.2021. Kandidatët do të njoftohen me telefon ose – maile.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

gj) Shpallja e fituesit do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 06.12.2021.