NJOFTIM PËR VEND PUNE
- Postuar më, 05/11/2021
NJOFTIM PËR VEND PUNE
A- Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;
në Administratën e tij ka (1 ) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist jurist”, në Shërbimin e Seancës Plenare.
a) Paga është e kategorisë III-b.
b) Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
· Të japë kontributin e tij për realizimin për mbarëvajtjen e veprimtarisë së seancës plenare në aspektin ligjor të procedurave, si dhe të sigurojë akses në dokumentet parlamentare të procesit legjislativ.
· Të ofrojë një shërbim sa më profesional e cilësor për realizimin e veprimtarisë së Kuvendit.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
· Të zbatojë çdo detyrë të dhënë nga drejtori i Shërbimit në funksion të punës së përgatitjes së seancës plenare;
· Të kryejë detyrat me natyrë juridike që i ngarkohen gjatë procesit të organizimit të seancës plenare, si dhe të asistojë në zhvillimin e tyre;
· Të përgatisë një përmbledhje të ligjeve që miratohen në seancë plenare, duke shënuar për çdo çështje “miratim”, “jo miratim”, apo “shtyrje” dhe rezultatet e votimeve, si dhe të mbajë statistika për këto çështje;
· Të përgatisë një përmbledhje të të gjithë raportimeve si dhe të çdo instrumenti të kontrollit parlamentar të zhvilluar në seancë plenare.
· Të bashkëpunojë me shërbimet e tjera në kryerjen e detyrave me natyrë të përbashkët, për mbarëvajtjen e procesit legjislativ;
· Të bashkëpunojë me këshilltarin e shërbimit për përgatitjen e dosjes së seancës plenare;
· Të bashkëpunojë për plotësimin e dosjes elektronike në web-in e Kuvendit dhe plaftormën e-parlament për rubrikat që kanë lidhje me Shërbimin e Seancës Plenare;
· Të ndjekë proceset e punës me platformën e-parlament për pjesën që i përjet Shërbimit të Seancës Plenare;
· Të kryejë detyra të tjera, brenda profilit të Shërbimit, që i ngarkohen nga drejtuesi i shërbimit, apo nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ.
c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
· të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;
· të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
· të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;
Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
· Të ketë diplomë universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor, në jurisprudencë;
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
· Të zotërojë aftësi praktike në përballimin e situatave që kërkojnë angazhim të lartë, saktësi dhe orare pune të zgjatura;
· Të ketë aftësi shumë të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve kompjuterike si Word, Excel, Power Point, etj;
· Të ketë aftësi të punojë në grup dhe me shërbimet e tjera.
ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i konfirmimit si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive si dhe 2 formularët e vlerësimit të punës të fundit.
d) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 15.11.2021.
dh) Në datën, 16.11.2021 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.
-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
e) Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet 24.11.2021 në mjediset e Kuvendit, në orën 10:00.
ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i Brëndshëm”, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe do të njoftohen brenda 24 oreve për rezultatet.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë (dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për eksperiencën, 10 pikë për trajnimet apo për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për vlerësimet pozitive.)
-Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga njoftimi individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
g) Njoftimi për fituesin do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit në datën 30.11.2021
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 042278 270 dhe ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.
Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.
B- Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij në Administratën e tij ka ( 1) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist jurist”, në Shërbimin e Seancës Plenare
Paga është e kategorisë III-b.
a) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
b) Konkursi do të kalojë në këto faza: dorëzimi i dokumentacioni, brenda 15 ditë kalendarike nga shpallja në Portalin SHKP; verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta – brenda 10 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit dhe shpallja e listës së kandidatëve që kualifikohen për në fazën e dytë: testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë.
Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
c) Konkurimi do të bëhet për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin “specialist jurist”, në Shërbimin e Seancës Plenare.
a) Paga është e kategorisë III-b.
ç) Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;
· Të jetë shtetas shqiptar.
· Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
· Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
· Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
· Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
· Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
· Të japë kontributin e tij për realizimin për mbarëvajtjen e veprimtarisë së seancës plenare në aspektin ligjor të procedurave, si dhe të sigurojë akses në dokumentet parlamentare të procesit legjislativ.
· Të ofrojë një shërbim sa më profesional e cilësor për realizimin e veprimtarisë së Kuvendit.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
· Të zbatojë çdo detyrë të dhënë nga drejtori i Shërbimit në funksion të punës së përgatitjes së seancës plenare;
· Të kryejë detyrat me natyrë juridike që i ngarkohen gjatë procesit të organizimit të seancës plenare, si dhe të asistojë në zhvillimin e tyre;
· Të përgatisë një përmbledhje të ligjeve që miratohen në seancë plenare, duke shënuar për çdo çështje “miratim”, “jo miratim”, apo “shtyrje” dhe rezultatet e votimeve, si dhe të mbajë statistika për këto çështje;
· Të përgatisë një përmbledhje të të gjithë raportimeve si dhe të çdo instrumenti të kontrollit parlamentar të zhvilluar në seancë plenare.
· Të bashkëpunojë me shërbimet e tjera në kryerjen e detyrave me natyrë të përbashkët, për mbarëvajtjen e procesit legjislativ;
· Të bashkëpunojë me këshilltarin e shërbimit për përgatitjen e dosjes së seancës plenare;
· Të bashkëpunojë për plotësimin e dosjes elektronike në web-in e Kuvendit dhe plaftormën e-parlament për rubrikat që kanë lidhje me Shërbimin e Seancës Plenare;
· Të ndjekë proceset e punës me platformën e-parlament për pjesën që i përjet Shërbimit të Seancës Plenare;
· Të kryejë detyra të tjera, brenda profilit të Shërbimit, që i ngarkohen nga drejtuesi i shërbimit, apo nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Legjislativ.
dh) Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
· Të ketë diplomë universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor, në jurisprudencë;
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
· Të zotërojë aftësi praktike në përballimin e situatave që kërkojnë angazhim të lartë, saktësi dhe orare pune të zgjatura;
· Të ketë aftësi shumë të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve kompjuterike si Word, Excel, Power Point, etj;
· Të ketë aftësi të punojë në grup dhe me shërbimet e tjera
e) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit.
ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 22.11.2021.
f) Në datën 30.11.2021 të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.
-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
g) Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet njoftimeve në Portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faqen zyrtare të Kuvendit, telefon dhe e-mail.
gj)Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me goje do të bëhet në datën 13.12.2021 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.
h) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit - 15 pikë, intervista e strukturuar me gojë - 25 pikë dhe testimi me shkrim - 60 pikë.
-Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, kur kandidati merr mbi 30 pikë e lart, ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe vlerësimin e jetëshkrimit me 15 pike.
i) Lista e fituesve me mbi 70 pikë ( mbi 70% të pikëve) do t’u njoftohet konkurentëve me telefon ose e-mail.
j) Ankesat nga kandidatët fitues, paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
k) Shpallja e listës përfundimtare të fituesve do të bëhet në datën 22.12.2021, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.