NJOFTIM PËR VEND PUNE

  • Postuar më, 05/11/2021

NJOFTIM PËR VEND PUNE

A. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

 Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II,  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a)      Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “këshilltar komisioni”, në Shërbimin e Komisioneve. Kategoria e pagës II-b.

 

 b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të kontribuojë për funksionimin sipas rregullave procedurale të veprimtarisë së komisioneve dhe këshillave parlamentare.

·         Të ofrojë një shërbim me standard të lartë e profesionalizëm për anëtarët e komisioneve dhe procesin legjislativ në tërësi në përmirësimin e legjislacionit në përputhje me legjislacionin vendas dhe standardet e BE-së.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

·         Të japë ndihmë të specializuar për komisionin, në përputhje me kërkesat e Rregullores së Kuvendit, dhe aktet nënligjore te dala ne zbatim te saj, për përgatitjen e kalendarit të punimeve të komisionit mbi bazën e programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit.

·         Të marrë pjesë në mbledhjet e komisionit dhe të ndjekë zhvillimin e tyre.

·         Të përgatisë mendime, vlerësime dhe analiza, për Kryetarët e komisioneve dhe deputetët, lidhur me çdo projektligj, projektakt apo çështje të paraqitur për shqyrtim dhe diskutim në komisione dhe në Kuvend, për:

a)politikat/buxhetimin në fushën përkatëse si dhe përplasjet apo mbivendosjet që mund të kenë me politika të fushave të tjera,

b)eksperiencën e vendeve të tjera në këtë fushë,

c)zgjidhjet e ofruara si dhe problematikën që ato mund të kenë,

d)propozime për përmirësimin apo ndryshimin e tyre ne komisione.

·         Të bëjë punë parapërgatitore për projektligjet apo me aktet e tjera që shqyrtohen në komision, të informojë drejtuesin e komisionit, si dhe anëtarët e tij, me qëllim që të bëhen përmirësimet e nevojshme.

·         T’i japë asistencë teknike relatorit të projektligjit, duke i siguruar atij informacionin e nevojshëm për oponencën që do të bëjë për atë (ne këndvështrimin teknik apo te politikave te ndërmarra), për aktet e tjera normative apo edhe për çështje që do të diskutohen në Komision.

·         Të mbledhë, të analizojë dhe të trajtojë njohjen e legjislacionit/politikave/buxhetimit, ne fushën e përgjegjësisë/së tij, si dhe çdo informacion tjetër me interes për Kuvendin.

·         Të ndërtojë dhe të administrojë bazën e të dhënave për veprimtarinë e komisionit.

·         Të bashkëpunojë me strukturat përkatëse në ministritë apo institucione qendrore për projektligjet e depozituara dhe që do të shqyrtohen në komision, për të marrë informacionin e duhur për përgatitjen e materialeve vlerësuese dhe analizuese.

·         Të bashkëpunojë në vazhdimësi me Njësinë e Përafrimit të Legjislacionit, Shërbimin e Kërkimit Shkencor dhe Shërbimin e Marrëdhënieve dhe Monitorimit të Institucioneve ( me

 

·         këtë të fundit për çështje të lidhura me institucione kushtetuese apo te pavarura të krijuara me ligj), me qëllim sigurimin e një informacioni më të gjerë, në funksion të punës për përmirësimin e politikave ne fushën e tij te përgjegjësisë, apo te projektligjeve qe paraqiten për shqyrtim në Kuvend.

·         Të japë ndihmën teknike dhe të specializuar për përgatitjen e raportit që do të paraqitet në Kuvend për projektligjet që do të shqyrtohen në seancë plenare.

·         Të ndjekë shqyrtimin e projektligjit dhe akteve të tjera në seancë plenare, bashkë me specialistët e Këshillit të Ministrave, të evidentojë e të mbajë shënim vërejtjet, amendimet që bëhen etj.

·         Të ndjekë me kujdes, në bashkëpunim me këshilltarin jurist, zbardhjen e ligjit e akteve të tjera dhe të pasqyrojë me saktësi çdo shtesë e ndryshim që bëhet në tekstin e tij integral, dhe në bashkëpunim me redaktorët, t’i përgatisë ato dhe t’i dërgojë për firmë te drejtuesit e seancave plenare.

·         Të ndjekë në bashkëpunim me këshilltarin jurist, procedurën e ligjit gjatë dekretimit, botimit në Fletoren Zyrtare dhe hyrjen e tij në fuqi dhe të informojë për çdo problem që del në këtë drejtim Drejtorin e Shërbimit.

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                          

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a)      të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e mesme drejtuese;

b)      të ketë, të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

c)      të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

 

Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

-          Të jetë shtetas shqiptar.

-          Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

-          Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

-          Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

-          Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë  për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

-           Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Të ketë diplomë universitare DND; DIND  ose Bachelor + Master profesional / shkencor,  në jurisprudencë/shkenca politike/ekonomi, apo fusha te tjera sipas ekspertizës qe do te ofroje;

·         Të ketë kryer edhe studime pasuniversitare, Master shkencor ne fushat e mësipërme;

·         Të ketë përvoje pune dhe eksperiencë profesionale mbi 5 vjet;

·         Të ketë aftësi për të kryer ekspertiza dhe studime në fushën përkatëse të  politikave/legjislacionit/buxhetimit.

·         Të zotërojë aftësi shumë të mira mendimi teorik dhe strategjik.

·         Të ketë aftësi  të mira komunikimi.

·         Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

·         Të zotërojë aftësi shumë të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve kompjuterike.

·         Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj të BE-së.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues dhe dy formularët e vlerësimit të fundit.

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 15.11.2021 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga moment i shpalljes në portal.

dh) Në datën 16.11.2021, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose  e– mail.

-Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 24.11.2021, në mjediset e Kuvendit, në orën 12-00.

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë  përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.

g) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 24.11.2021.

Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

gj) Lista e fituesve me  70 pikë e lartë (  70% të pikëve e lartë) do të shpallet në datën 30.11.2021 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut..

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

 

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

 

Në se nga procedura e mësipërme nuk shpallet anjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:

 

B- Ngritja në Detyrë.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të kira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III,  “Ngritja në detyrë”, si dhe vendimit të Byrosë nr.76, datë 25.02.2021 “Për hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

 

a)      Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “këshilltar komisioni”, në Shërbimin e Komisioneve. Kategoria e pagës II-b.

 

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

 

·         Të kontribuojë për funksionimin sipas rregullave procedurale të veprimtarisë së komisioneve dhe këshillave parlamentare.

·         Të ofrojë një shërbim me standard të lartë e profesionalizëm për anëtarët e komisioneve dhe procesin legjislativ në tërësi në përmirësimin e legjislacionit në përputhje me legjislacionin vendas dhe standardet e BE-së.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

·         Të japë ndihmë të specializuar për komisionin, në përputhje me kërkesat e Rregullores së Kuvendit, dhe aktet nënligjore te dala ne zbatim te saj, për përgatitjen e kalendarit të punimeve të komisionit mbi bazën e programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit.

·         Të marrë pjesë në mbledhjet e komisionit dhe të ndjekë zhvillimin e tyre.

·         Të përgatisë mendime, vlerësime dhe analiza, për Kryetarët e komisioneve dhe deputetët, lidhur me çdo projektligj, projektakt apo çështje të paraqitur për shqyrtim dhe diskutim në komisione dhe në Kuvend, për:

a)politikat/buxhetimin në fushën përkatëse si dhe përplasjet apo mbivendosjet që mund të kenë me politika të fushave të tjera,

b)eksperiencën e vendeve të tjera në këtë fushë,

c)zgjidhjet e ofruara si dhe problematikën që ato mund të kenë,

d)propozime për përmirësimin apo ndryshimin e tyre ne komisione.

·         Të bëjë punë parapërgatitore për projektligjet apo me aktet e tjera që shqyrtohen në komision, të informojë drejtuesin e komisionit, si dhe anëtarët e tij, me qëllim që të bëhen përmirësimet e nevojshme.

·         T’i japë asistencë teknike relatorit të projektligjit, duke i siguruar atij informacionin e nevojshëm për oponencën që do të bëjë për atë (ne këndvështrimin teknik apo te politikave te ndërmarra), për aktet e tjera normative apo edhe për çështje që do të diskutohen në Komision.

·         Të mbledhë, të analizojë dhe të trajtojë njohjen e legjislacionit/politikave/buxhetimit, ne fushën e përgjegjësisë/së tij, si dhe çdo informacion tjetër me interes për Kuvendin.

·         Të ndërtojë dhe të administrojë bazën e të dhënave për veprimtarinë e komisionit.

·         Të bashkëpunojë me strukturat përkatëse në ministritë apo institucione qendrore për projektligjet e depozituara dhe që do të shqyrtohen në komision, për të marrë informacionin e duhur për përgatitjen e materialeve vlerësuese dhe analizuese.

·         Të bashkëpunojë në vazhdimësi me Njësinë e Përafrimit të Legjislacionit, Shërbimin e Kërkimit Shkencor dhe Shërbimin e Marrëdhënieve dhe Monitorimit të Institucioneve ( me këtë të fundit për çështje të lidhura me institucione kushtetuese apo te pavarura të krijuara me ligj), me qëllim sigurimin e një informacioni më të gjerë, në funksion të punës për përmirësimin e politikave ne fushën e tij te përgjegjësisë, apo te projektligjeve qe paraqiten për shqyrtim në Kuvend.

·         Të japë ndihmën teknike dhe të specializuar për përgatitjen e raportit që do të paraqitet në Kuvend për projektligjet që do të shqyrtohen në seancë plenare.

·         Të ndjekë shqyrtimin e projektligjit dhe akteve të tjera në seancë plenare, bashkë me specialistët e Këshillit të Ministrave, të evidentojë e të mbajë shënim vërejtjet, amendimet që bëhen etj.

 

 

·         Të ndjekë me kujdes, në bashkëpunim me këshilltarin jurist, zbardhjen e ligjit e akteve të tjera dhe të pasqyrojë me saktësi çdo shtesë e ndryshim që bëhet në tekstin e tij integral,

 

·         dhe në bashkëpunim me redaktorët, t’i përgatisë ato dhe t’i dërgojë për firmë te drejtuesit e seancave plenare.

·         Të ndjekë në bashkëpunim me këshilltarin jurist, procedurën e ligjit gjatë dekretimit, botimit në Fletoren Zyrtare dhe hyrjen e tij në fuqi dhe të informojë për çdo problem që del në këtë drejtim Drejtorin e Shërbimit.

 

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a)      të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në nivelin “nëpunës civil i kategorisë së ulët drejtuese”;

b)      të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

c)      të ketë, të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

 

 Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

-          Të jetë shtetas shqiptar.

-          Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

-          Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

-          Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

-          Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë  për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

-           Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Të ketë diplomë universitare DND; DIND  ose Bachelor + Master profesional / shkencor,  në jurisprudencë/shkenca politike/ekonomi, apo fusha te tjera sipas ekspertizës qe do te ofroje;

·         Të ketë kryer edhe studime pasuniversitare, Master shkencor ne fushat e mësipërme;

·         Të ketë përvoje pune dhe eksperiencë profesionale mbi 5 vjet;

·         Të ketë aftësi për të kryer ekspertiza dhe studime në fushën përkatëse të  politikave/legjislacionit/buxhetimit.

·         Të zotërojë aftësi shumë të mira mendimi teorik dhe strategjik.

·         Të ketë aftësi  të mira komunikimi.

·         Të ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

·         Të zotërojë aftësi shumë të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve kompjuterike.

·         Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj të BE-së.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); vendimin e konfirmimit si nëpunës civil; fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit , 2 formularët e vlerësimit vjetor te fundit.

 

 

 

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 22.11.2021.

dh) Në datën 30.11.2021, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet

minimale të ngritjes në detyrë  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 14.12.2021, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacioin e dorëzuar( ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit pozitive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë  dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.

g) Lista e fituesve me 70 pikë  e lartë (  70% të pikëve dhe lartë) do të njoftohet në datën 14.12.2021. Kandidatët do të njoftohen me telefon ose – maile.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

gj) Shpallja e fituesit do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 22.12.2021.

 

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.