NJOFTIM PËR VEND PUNE
- Postuar më, 09/11/2021
NJOFTIM PËR VEND PUNE
a) Pranimi në kategorinë e lartë drejtuese.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 32 pika 1 – “Pranimi i nëpunësve civil të kategorisë së lartë drejtuese në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore” ; Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.118, datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil, të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, kreu IV dhe VIII , pika 11 dhe Vendimit të Byrosë Nr.76, datë 25.02.2021, “ Për hapjen e procedures të pranimit në kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil” Kuvendi i Republikës së Shqipërisë njofton se në Institutin Parlamentar ka një vend të lirë pune në pozicionin:
“Drejtor i Përgjithshëm”, i Institutit Parlamentar.
b) Qëllimi i pozicionit të punës
Drejtimi strategjik i veprimtarisë së Institutit Parlamentar
Sigurimi i shërbimeve dhe produkteve cilësore në fushën e kërkimit parlamentar, bibliotekës, botimeve dhe edukimit qytetar
c) Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Planifikon dhe drejton veprimtarinë e Institutit
-Krijon kushtet që punonjësit e shërbimit të punojnë së bashku në bazë të parimeve të besimit reciprok dhe të bashkëpunimit, për të siguruar që puna në këtë shërbim kryhet rregullisht, e plotë, në kohë, dhe në mënyrë profesionale
- Përgatit dhe mbikëqyr zbatimin e planit strategjik të Institutit
- I propozon Sekretarit të Përgjithshëm nxjerrjen e akteve administrative me qëllim mbarëvajtjen e punës dhe caktimin e përgjegjësive,
- Mbikëqyr dhe garanton zbatimin e akteve administrative
- Përgatit planin vjetor të punës së Institutit
- Propozon projektbuxhetin e Institutit si dhe bën rakordimet financiare me Shërbimin e Financës dhe Buxhetit
- Propozon përmirësimin e infrastrukturës në funksion të mbarëvajtjes së punës kërkimore
- Mbikëqyr dhe vlerëson proceset dhe produktet e punës të nëpunësve në varësi
- Zhvillon konsultime dhe ofron këshilla për deputetët në fushëveprimin e Institutit Parlamentar;
- Koordinon dhe bashkëpunon me shërbimet e tjera të Kuvendit për të siguruar shërbimet dhe produktet e kërkuara.
- Mbikëqyr bazën e të dhënave për shërbimet dhe produktet e Institutit Parlamentar;
-Vendos/ mban komunikimin dhe forcon bashkëpunimin me institucione vendase dhe ndërkombëtare për të siguruar shkëmbimin e informacionit të ndërsjelltë.
-Kontribuon dhe mbështet procesin e konceptimit, planifikimit, përgatitjes dher zhvillimit të programit orientues për deputetët e rinj, në bashkëpunim me shërbimet e tjera;
-Drejton organizimin e tryezave, diskutimeve, mbledhjeve informuese, trajnimeve, seminareve, konferencave, si dhe veprimtarive të tjera me audiencat parlamentare dhe jo-parlamentare;
-Miraton publikimin e produkteve të Institutit
Ndjek zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare në fushat që mbulon Instituti dhe promovon qasje dhe metoda krijuese.
- Ndjek dokumentacionin përkatës të shërbimit dhe korrespondencën brenda administratës së Kuvendit
- Merr pjesë në procesin e rekrutimit të nëpunësve të Institutit Parlamentar.
-Përgatit dhe dorëzon raporte të punës pranë Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm dhe Këshillit Drejtues të Institutit.
- Përgatit e dorëzon pranë Shërbimit të Burimeve Njerëzore vlerësimin periodik të rezultateve individuale në punë të nëpunësve në varësi, sipas akteve ligjore dhe nënligjore.
-Përcakton objektivat e punës për vitin pasardhës dhe përgatit planin e trajnimeve të Institutit në bashkëpunim me Shërbimin e Burimeve e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve.
-Zbaton detyra të tjera sipas nevojave të institucionit
d) Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;
- Të jetë shtetas shqiptar.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
dh ) Marrëdhëniet organizative
· Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Parlamentar është në varësi të Sekretarit të Përgjithshërm të Kuvendit të Shqipërisë dhe raporton te Sekretari I Përgjithshem dhe te Këshilli Drejtues i Institutit Parlamentar. Drejtori i Përgjithshëm ka në varësi të drejtpërdrejtë Shërbimin e Bibliotekës dhe Botimeve, Shërbimin e Edukimit Qytetar, Shërbimin e Kërkimit dhe Analizës
e) Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:
· Të ketë diplomë universitare DND; DIND, Shkenca Shoqërore dhe/ose Shkenca Ekzakte.
· Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se 10 vjet.
· Të ketë njohuri të konsoliduara të gjuhës angleze, niveli C1 të dëshmuar në përputhje me udhëzimin nr.52 datë 03.12.2015 të Ministrisë së Arsimit për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja, ose dokumentave zyrtarë të lëshuara nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës me notë mbi tetë (tetë), ose dokumentave që dëshmojnë përfundimin e studimeve në gjuhën angleze. Niveli i anglishtes do të testohet gjatë intervistës me shkrim dhe me gojë. Njohuri në gjuhë të tjera të Bashkimit Europian përbëjnë avantazh.
· Të ketë përfunduar studimet e doktoraturës (PhD), përbën avantazh.
· Të ketë punë kërkimore të publikuar në revista shkencore të indeksuara, përbën avantazh .
· Të ketë përvojë te vërtetuar në menaxhim, eksperienca në drejtimin e ekipeve në një mjedis kërkimor përbën avantazh.
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese (të shkruar dhe të folur).
· Të kete aftësi të spikatura në drejtimin dhe organizimin e punës.
· Të ketë njohuri të gjëra dhe të thelluara të proceseve të politikave, preferohet njohja dhe kuptimi i veprimtarisë së Parlamentit.
· Të ketë aftësi shume të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve të aplikimit si paketa Microsoft Office.
· Të jetë nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues.
· Kanditatët nga jashtë shërbimit civil duhet të plotësojnë të gjitha kërkesat e tjera përveç të qënit nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues.
ë ) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; dëshmi të njohjes së gjuhës se huaj te nivelit C1 nëse ka, sipas përcaktimeve të udhëzimit nr.52 dt.03.12.2015 të Ministrisë së Arsimit,ose dokumentave zyrtarë të lëshuara nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës me notë mbi tetë (tetë), ose dokumentave që dëshmojnë përfundimin e studimeve në gjuhën angleze nëse ka; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i statusit “nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues” dhe 2 formularët e vlerësimit 6 mujor të punës të vitit të fundit , dëshmi penaliteti, raport për gjëndjen shëndetësore.
f ) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 07.12.2021.
g ) Në datën 17.12.2021 , do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut. Këta do të jenë ata që plotësojnë të gjitha kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të kërkuara më sipër.
-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 2 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.
gj ) Në datën 24.12.2021, do të shpallet lista e rivlerësimit dhe verifikimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut. Këta do të jenë ata që plotësojnë të gjitha kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të kërkuara më sipër dhe ata të kualifikuar pas ankimimit.
h ) Konkurimi-testimi me shkrim do të bëhet më datë 10.01.2022 ora 10.00, ne mjediset e Kuvendit, intervista e strukturuar me gojë do të bëhet në datën 12.01.2022, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.
Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
i ) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve- 10 pikë, që përfshin vlerësimin e arsimimit, eksperiencës dhe trajnimeve të lidhura me fushën si dhe vlerësimin e arritjeve vjetore; testimi me shkrim - 40 pikë dhe intervista e strukturuar me gojë -50 pikë.
j ) Lista e kandidatëve me mbi 70 pikë ( mbi 70% të pikëve) do të shpallet në datën 14.01.2022.
k ) Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 14.01.2022.
Ankesat nga kandidatët, paraqiten në KPND, brenda 5 ditëve nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve nga data e depozitimit të saj.
l ) Shpallja e fituesit do të bëhet në portalin“Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 24.01.2022
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.