Njoftim per vend pune

  • Postuar më, 19/11/2021

  

NJOFTIM PËR VEND PUNE

A- Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

në Administratën e tij ka (1 ) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist informatike”, në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit..

a)      Paga është e kategorisë III-b.

     b) Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të mbikëqyrë dhe të mirëmbajë punët ditore të rrjetit, ku përfshihet: mirëmbajtja dhe administrimin e internet/intranet, back-up, mbrojtjen nga viruset, e-mail, dhe sigurisë së rrjetit.

·         Të planifikojë, zhvillojë dhe të bëjë kërkime për implementimin e gjithë skemës së sistemit LAN/WAN, përfshirë specifikimet për software, upgrades, konfigurimin dhe mundësitë e zgjerimit për sistemet dhe të inkurajojë trajnimin e mëtejshëm të personelit në fushën e teknologjisë së informacionit.

·         Të monitorojë dhe diagnostifikojë nivelin e sistemit të network –ut për performancën, aksesueshmërinë dhe sigurinë.

·         Të instalojë, upgrade, dhe konfigurojë pajisjet e rrjetit routers, switches dhe hubs.

·         Të mirëmbajë dhe administroje faqen WEB.

·         Të ruajë, krijojë dhe fshij i  llogaritë e përdoruesve sipas kërkesave, dhe të ofrojë sigurinë e rrjetit.

·         Të bëjë back-up  dhe recovery të sistemeve.

·         Të bëjë instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e serverave.

·         Të bëjë instalimin e programeve të sistemeve operative për kompjuterët klient.

·         Të administrojë  pjesën software  të sistemit elektronik të votimit, kryesisht problemet me database dhe upgrade të programeve.

·         Të ofrojë asistencë teknike për përdoruesit e sistemeve informatike të Kuvendit.

·         Të punojë për implementimin e programeve të reja në ndihmë të administratës së Kuvendit.

·         Specialist i zhvillimit dhe administrimit të network dhe sistemeve informatike ka varësi të drejtpërdrejtë nga drejtori raporton dhe përgjigjet para tij për realizimin në afat të detyrave funksionale dhe të detyrave tjera të ngarkuara nga ai.

 

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

·         të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;

·         të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

·         të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Profesional / Shkencor,  Informatikë/Inxhinieri informatike, me shkëputje nga puna.

·         Të këtë njohuri për:

-          Protokollet e komunikimit në rrjet si TCP/IP, NetBIOS, Netbeui,

-          Ethernet, Token rings.

-          Shërbimet  dhe serviset e rrjetit TCP/IP, Active Directory, Group policy, DNS, WINS, DHCP, VPN, IAS, Terminal Services, Routing and Remote Access.

-          Windows server 2000 - Windows server 2012

-          Sistemet e Operimit, kryesisht Microsoft si windows XP, Win 7, Win 8,

-          Firewall dhe antiviruset.

-            përgjithshme për database, kryesisht mbi SQL server,

-          Microsoft Exchange, Sharepoint, File server, print server, IIS Servers.

·         Të ketë aftësi të mira komunikuese.

·         Të jetë i aftë për punën në grup.

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i konfirmimit si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive si dhe formularin 6 mujor, të vlerësimit vjetor të punës.

d) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 01.12.2021

dh) Në datën 02.12.2021 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet 10.12.2021 në mjediset e Kuvendit, në orën 10:00.

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe do të njoftohen brenda 24 oreve për rezultatet.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë (dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë:  20 pikë për eksperiencën, 10 pikë për trajnimet apo për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për vlerësimet pozitive.)

-Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga njoftimi individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

g) Njoftimi për fituesin do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit në datën 17.12.2021

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 042278 270 dhe ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të  vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.

 

 

 

B- Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij në Administratën e tij ka ( 1) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist informatike”, në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit.

Paga është e kategorisë III-b.

a) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

b) Konkursi do të kalojë në këto faza: dorëzimi i dokumentacioni, brenda 15 ditë kalendarike nga shpallja në Portalin SHKP; verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta – brenda 10 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit dhe shpallja e listës së kandidatëve që kualifikohen për në fazën e dytë: testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

c) Konkurimi do të bëhet për 1 (një) vend të lirë pune.

ç)  Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

·         Të jetë shtetas shqiptar.

·         Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

·         Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

·         Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

·         Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë  për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

·      Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të mbikëqyrë dhe të mirëmbajë punët ditore të rrjetit, ku përfshihet: mirëmbajtja dhe administrimin e internet/intranet, back-up, mbrojtjen nga viruset, e-mail, dhe sigurisë së rrjetit.

·         Të planifikojë, zhvillojë dhe të bëjë kërkime për implementimin e gjithë skemës së sistemit LAN/WAN, përfshirë specifikimet për software, upgrades, konfigurimin dhe mundësitë e zgjerimit për sistemet dhe të inkurajojë trajnimin e mëtejshëm të personelit në fushën e teknologjisë së informacionit.

·         Të monitorojë dhe diagnostifikojë nivelin e sistemit të network –ut për performancën, aksesueshmërinë dhe sigurinë.

·         Të instalojë, upgrade, dhe konfigurojë pajisjet e rrjetit routers, switches dhe hubs.

·         Të mirëmbajë dhe administroje faqen WEB.

·         Të ruajë, krijojë dhe fshij i  llogaritë e përdoruesve sipas kërkesave, dhe të ofrojë sigurinë e rrjetit.

·         Të bëjë back-up  dhe recovery të sistemeve.

·         Të bëjë instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e serverave.

·         Të bëjë instalimin e programeve të sistemeve operative për kompjuterët klient.

·         Të administrojë  pjesën software  të sistemit elektronik të votimit, kryesisht problemet me database dhe upgrade të programeve.

·         Të ofrojë asistencë teknike për përdoruesit e sistemeve informatike të Kuvendit.

·         Të punojë për implementimin e programeve të reja në ndihmë të administratës së Kuvendit.

·         Specialist i zhvillimit dhe administrimit të network dhe sistemeve informatike ka varësi të drejtpërdrejtë nga drejtori raporton dhe përgjigjet para tij për realizimin në afat të detyrave funksionale dhe të detyrave tjera të ngarkuara nga ai.

dh)  Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

·         Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Profesional / Shkencor,  Informatikë/Inxhinieri informatike, me shkëputje nga puna.

·         Të këtë njohuri për:

-          Protokollet e komunikimit në rrjet si TCP/IP, NetBIOS, Netbeui,

-          Ethernet, Token rings.

-          Shërbimet  dhe serviset e rrjetit TCP/IP, Active Directory, Group policy, DNS, WINS, DHCP, VPN, IAS, Terminal Services, Routing and Remote Access.

-          Windows server 2000 - Windows server 2012

-          Sistemet e Operimit, kryesisht Microsoft si windows XP, Win 7, Win 8,

-          Firewall dhe antiviruset.

-            përgjithshme për database, kryesisht mbi SQL server,

-          Microsoft Exchange, Sharepoint, File server, print server, IIS Servers.

·         Të ketë aftësi të mira komunikuese.

·         Të jetë i aftë për punën në grup.

e) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit.

ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 06.12.2021

f) Në datën 17.12.2021 të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

g) Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet njoftimeve në Portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faqen zyrtare të Kuvendit, telefon dhe e-mail.

gj)Konkurimi-testimi me shkrim do të bëhet në datën 28.12.2021 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

h) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit - 15 pikë, intervista e strukturuar me gojë - 25 pikë dhe testimi me shkrim - 60 pikë.

i) Pikët që kandidatët do të marrin nga vlerësimi i testit me shkrim dhe nga vlerësimi i jetëshkrimit, si dhe nga intervista me gojë,  do t’u njoftohet konkurentëve me telefon ose e-mail.

j) Ankesat nga kandidatët do të paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga njoftimi indidual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

k) Shpallja e listës përfundimtare të fituesve do të bëhet në datën 05.01.2022 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.