Njoftim per vend pune
- Postuar më, 05/01/2022
A. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;
a) Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin Shef Sektori i Burimeve Njerëzore, pranë Shërbimit të Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve
Kategoria e pagës III-a.
b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
· Të hapë dosjen personale për çdo punonjës të Kuvendit dhe të bëjë pasurimin e tyre me të dhënat e reja për kualifikimet, trajnimet, vlerësimet vjetore të punës, masat disiplinore etj.
· Të ndjekë plotësimin e formularëve për vlerësimin 6 mujor të rezultateve individuale të punës për të gjithë nëpunësit civilë dhe, para vendosjes në dosjet vetjake, njofton nëpunësin për vlerësimin e bërë nga eprorët. Në këtë kuadër bashkëpunon me drejtorët e përgjithshëm, drejtorët e shërbimeve dhe përgjegjësit e sektorëve.
· Të ruajë dhe të mirëmbajë dosjet personale të punonjësve të Kuvendit.
· Të marrë masa për pajisjen e nëpunësve të stafit me kartë identifikimi, në përputhje me kriteret e vendosura për këtë qëllim.
· Të menaxhojë regjistrin elektronik për sistemin HRMIS dhe një komunikim të përhershëm me DAP-in për ardhjet dhe largimet në administratën e Kuvendit.
· Të menaxhojë trajnimin e detyrueshëm të nëpunësve civil në periudhë prove, trajnimet pranë ASPA-s, trajnimet e financuara nga donatorët.
· Të menaxhojë regjistrin e EACIDS si autoritet përgjegjës në Kuvend, për nëpunësit që deklarojnë.
· Të përgatitë shkresa e vërtetime për marrëdhëniet e punës dhe pagat përkatëse, sipas kërkesave të punonjësve dhe t’ia paraqesë ato për firmë drejtorit të Shërbimit dhe sekretarit të Përgjithshëm.
· Të përgatitë materialet shkresore të korrespodencës zyrtare të sekretarit të Përgjithshëm me institucionet e tjera për probleme që lidhen me detyrat e Shërbimit.
· Kryen çdo detyre tjetër të ngarkuar nga drejtori i Shërbimit lidhur me menaxhimin e burimeve njerëzore.
· Shef Sektori i Burimeve Njerëzore ka varësi të drejtpërdrejtë nga drejtori i Shërbimit të Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve. Ai/ajo gjithashtu raporton, sipas kërkesës, te drejtori i Përgjithshëm Administrativ.
c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
a) të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e ulët drejtuese;
b) të ketë, dy vlerësimet e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
c) të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;
- Të jetë shtetas shqiptar.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
· Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor.
· Te ketë eksperiencë ne administratën publike, jo me pak se 4 vjet.
· Te ketë eksperiencë në menaxhimin e burimeve njerëzore.
· Te ketë një vizion të qartë drejtimi.
· Te ketë aftësi shumë të mira komunikimi, koordinimi dhe menaxhimi.
· Te ketë aftësi të komunikojë standarde të qarta dhe rezultate të pritshme duke ndihmuar stafin të zhvillojë potencialin e tij.
· Te ketë aftësi të sigurojë funksionim të mirë të punës në ekip për stafin në varësi.
· Te ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.
ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant, një kopje të jetëshkrimit (C.V), fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere atë duhet ta ketë të njëhësuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin, fotokopje e listës së notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar, një fotokopje e librezës së punës e plotësuar, vërtetim i gjendjes gjyqësore, çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme, fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ulët drejtues dhe 2 formularët gjashtëmujor te fundit të vlerësimit të punës.
d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 17.01.2022 (dhjetë) ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal.
dh) Në datën 18.01.2022 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listën e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose e– mail.
Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
e) Në datën 24.01.2022 do të shpallet lista e verifikimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin pas procesit ankimor (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listën e verifikimit janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.
ë) Konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 25.01.2022 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.
f) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
g) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.
gj) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale.
Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele” (KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
i) Lista e fituesve me 70 pikë e lartë (70% të pikëve e lartë) do të shpallet, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 28.01.2022 (pas procesit të ankimimit).
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së ulët drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.
Nëse nga procedura e mësipërme nuk shpallet asnjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:
B- Ngritja në Detyrë
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;
Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin:
a)Shef sektori i Burimeve Njerëzore, pranë Shërbimit të Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve
Kategoria e pages III-a.
b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
· Të hapë dosjen personale për çdo punonjës të Kuvendit dhe të bëjë pasurimin e tyre me të dhënat e reja për kualifikimet, trajnimet, vlerësimet vjetore të punës, masat disiplinore etj.
· Të ndjekë plotësimin e formularëve për vlerësimin 6 mujor të rezultateve individuale të punës për të gjithë nëpunësit civilë dhe, para vendosjes në dosjet vetjake, njofton nëpunësin për vlerësimin e bërë nga eprorët. Në këtë kuadër bashkëpunon me drejtorët e përgjithshëm, drejtorët e shërbimeve dhe përgjegjësit e sektorëve.
· Të ruajë dhe të mirëmbajë dosjet personale të punonjësve të Kuvendit.
· Të marrë masa për pajisjen e nëpunësve të stafit me kartë identifikimi, në përputhje me kriteret e vendosura për këtë qëllim.
· Të menaxhojë regjistrin elektronik për sistemin HRMIS dhe një komunikim të përhershëm me DAP-in për ardhjet dhe largimet në administratën e Kuvendit.
· Të menaxhojë trajnimin e detyrueshëm të nëpunësve civil në periudhë prove, trajnimet pranë ASPA-s, trajnimet e financuara nga donatorët.
· Të përgatitë shkresa e vërtetime për marrëdhëniet e punës dhe pagat përkatëse, sipas kërkesave të punonjësve dhe t’ia paraqesë ato për firmë drejtorit të Shërbimit dhe sekretarit të Përgjithshëm.
· Të përgatitë materialet shkresore të korrespodencës zyrtare të sekretarit të Përgjithshëm me institucionet e tjera për probleme që lidhen me detyrat e Shërbimit.
· Kryen çdo detyre tjetër të ngarkuar nga drejtori i Shërbimit lidhur me menaxhimin e burimeve njerëzore.
· Shef Sektori i Burimeve Njerëzore ka varësi të drejtpërdrejtë nga drejtori i Shërbimit të Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve. Ai/ajo gjithashtu raporton, sipas kërkesës, te drejtori i Përgjithshëm Administrativ.
· Të menaxhojë regjistrin e EACIDS si autoritet përgjegjës në Kuvend, për nëpunësit që deklarojnë.
c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
- të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë ekzekutive;
-të ketë, dy vlerësimet e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
-të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;
- Të jetë shtetas shqiptar.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
· Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor.
· Te ketë eksperiencë ne administratën publike, jo me pak se 4 vjet.
· Te ketë eksperiencë në menaxhimin e burimeve njerëzore.
· Te ketë një vizion të qartë drejtimi.
· Te ketë aftësi shumë të mira komunikimi, koordinimi dhe menaxhimi.
· Te ketë aftësi të komunikojë standarde të qarta dhe rezultate të pritshme duke ndihmuar stafin të zhvillojë potencialin e tij.
· Te ketë aftësi të sigurojë funksionim të mirë të punës në ekip për stafin në varësi.
· Te ketë aftësi të punojë në grup dhe të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.
ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant, një kopje të jetëshkrimit (C.V), fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere atë duhet ta ketë të njëhsuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin, fotokopje e listës së notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar, një fotokopje e librezës së punës e plotësuar, vërtetim i gjendjes gjyqësore, çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme, fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ekzekutiv dhe 2 formularët gjashtëmujor të vlerësimit të punës të fundit.
d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 21.01.2022
dh)Në 01.02.2022, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e vlerësimit plotësojnë kushtet minimale të ngritjes në detyrë dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile.
-Ankesat nga kandidatët e skualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
e) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 11.02.2022 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.
f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacinin e dorëzuar (ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit pozitive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.
g) Lista e fituesve me 70 pikë e lartë do te njoftohet kandidatëve me telefon ose – maile.
Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
gj) Shpallja e listës përfundimtare me emrat e fituesve do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 22.02.2022
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.