Njoftim për publikimin e një vendi të lirë pune, në shërbimin civil.
- Postuar më, 01/02/2022
NJOFTIM PËR VEND PUNE
A- Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;
a) në Administratën e tij ka (1 ) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist finance” në Shërbimin e Financës dhe Buxhetit pranë Shërbimit Adminstrativ.
Paga është e kategorisë III-b.
· b) Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
· Të përpilojë listë-pagesat mujore të pagave të deputeteve dhe të stafit të administratës së Kuvendit, listë-pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, sigurimet suplementare,
· Të ndjekë afatet dhe marrëdhëniet me degën e tatimeve për derdhjen e kontributeve dhe dorëzimin e listë-pagesave
· Të ndjekë dhe kontrollojë listëprezencat e secilës drejtori mbi bazën e të cilave harton listë-pagesat. Të ndjekë të gjitha shkresat e deleguara nga drejtori, duke llogaritur pagat, afatet e kushtet e kontratave, ndalesat sipas legjislacionit në fuqi.
· Të përpilojë listë-pagesat për shpenzimet: telefon, dieta, karburant, qera, hotel.
· Të ndjekë në INSTAT çmimet e karburantit për shpenzimet për karburant.
· Të nxjerrë lajmërim-kreditimet për shpenzimet e deputeteve dhe pjesëmarrjet në komisione të posaçme.
· Të kontrollojë urdhër-shërbimet dhe të bëjë pagesat e tyre në përputhje me aktet normative.
· Të ndjekë veprimet financiare të përpiluara dhe të kontrolluara nga specialistët përkatës deri në momentin e pagesës. Të plotësojë të gjitha urdhërpagesat, xhirimet, çeqet, pasi të ketë plotësuar dokumentacionin e nevojshëm dhe të rregullt.Të rakordojë analizën buxhetore të shpenzimeve me specialistin e buxhetit.
· Të plotësojë librezat e kontributeve të sigurimeve shoqërore, vërtetimet e pagave për nëpunësit që dalin në pension, si dhe probleme të tjera në marrëdhënie me ISSH.
· Të ndjekë marrëdhëniet me administratën tatimore për pagesat e detyrimeve dhe dorëzimin e listëpagesave të sigurimeve.
· Të kryejë inventarizimin e shtypshkrimeve në shtypshkronjë.
· Të ndjekë lëvizjet e inventarit me ndryshimin e zyrave apo të punonjësve (procesverbalet e dorëzimit).
· Të kryejë çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Shef i sektorit të Financës dhe drejtori i Shërbimit të Financës dhe Buxhetit, lidhur me çështje financiare.
c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;
të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;
Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
· Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor, në ekonomi-financë;
· Te ketë njohuri shume te mire për përdorimin e kompjuterit, sidomos te programeve financiare;
· Te ketë njohuri te thella te legjislacionit ne fuqi për pagat, sigurimet shoqërore, dhe gjithë dokumentacionin justifikues për pagesën e një shpenzimi.
· Te ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i konfirmimit si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive si dhe formularët 6 mujorë, të vlerësimit vjetor të punës për vitin 2021.
d) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 11.02.2022
dh) Në datën 14.02.2022, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.
-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.
e) Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet 22.02.2022 në mjediset e Kuvendit, në orën 10:00.
ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë ( dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për eksperiencën, 10 pikë për trajnimet apo për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për vlerësimet pozitive.)
g) Njoftimi për fituesin do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit në datën 25.02.2022.
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.
Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.
B- Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij në Administratën e tij ka ( 1) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist finance” në Shërbimin e Financës dhe Buxhetit pranë Shërbimit Administrativ.
Paga është e kategorisë III-b.
a) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
b) Konkursi do të kalojë në këto faza: dorëzimi i dokumentacioni, brenda 15 ditë kalendarike nga shpallja në Portalin SHKP; verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta – brenda 10 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit dhe shpallja e listës së kandidatëve që kualifikohen për në fazën e dytë: testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë.
Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
c) Konkurimi do të bëhet për 1 (një) vend të lirë pune.
ç) Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;
· Të jetë shtetas shqiptar.
· Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
· Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
· Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
· Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
· Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
· Të përpilojë listë-pagesat mujore të pagave të deputeteve dhe të stafit të administratës së Kuvendit, listë-pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, sigurimet suplementare,
· Të ndjekë afatet dhe marrëdhëniet me degën e tatimeve për derdhjen e kontributeve dhe dorëzimin e listë-pagesave
· Të ndjekë dhe kontrollojë listëprezencat e secilës drejtori mbi bazën e të cilave harton listë-pagesat. Të ndjekë të gjitha shkresat e deleguara nga drejtori, duke llogaritur pagat, afatet e kushtet e kontratave, ndalesat sipas legjislacionit në fuqi.
· Të përpilojë listë-pagesat për shpenzimet: telefon, dieta, karburant, qera, hotel.
· Të ndjekë në INSTAT çmimet e karburantit për shpenzimet për karburant.
· Të nxjerrë lajmërim-kreditimet për shpenzimet e deputeteve dhe pjesëmarrjet në komisione të posaçme.
· Të kontrollojë urdhër-shërbimet dhe të bëjë pagesat e tyre në përputhje me aktet normative.
· Të ndjekë veprimet financiare të përpiluara dhe të kontrolluara nga specialistët përkatës deri në momentin e pagesës. Të plotësojë të gjitha urdhërpagesat, xhirimet, çeqet, pasi të ketë plotësuar dokumentacionin e nevojshëm dhe të rregullt.Të rakordojë analizën buxhetore të shpenzimeve me specialistin e buxhetit.
· Të plotësojë librezat e kontributeve të sigurimeve shoqërore, vërtetimet e pagave për nëpunësit që dalin në pension, si dhe probleme të tjera në marrëdhënie me ISSH.
· Të ndjekë marrëdhëniet me administratën tatimore për pagesat e detyrimeve dhe dorëzimin e listëpagesave të sigurimeve.
· Të kryejë inventarizimin e shtypshkrimeve në shtypshkronjë.
· Të ndjekë lëvizjet e inventarit me ndryshimin e zyrave apo të punonjësve (procesverbalet e dorëzimit).
· Të kryejë çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga Shef i sektorit të Financës dhe drejtori i Shërbimit të Financës dhe Buxhetit, lidhur me çështje financiare.
dh) Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
· Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor, në ekonomi-financë;
· Te ketë njohuri shume te mire për përdorimin e kompjuterit, sidomos te programeve financiare;
· Te ketë njohuri te thella te legjislacionit ne fuqi për pagat, sigurimet shoqërore, dhe gjithë dokumentacionin justifikues për pagesën e një shpenzimi.
· Te ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
e) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit.
ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 16.02.2022
f) Në datën 28.02.2022 të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.
-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
g) Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet njoftimeve në Portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faqen zyrtare të Kuvendit, telefon dhe e-mail.
gj)Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të bëhet në datën 09.03.2022 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.
h) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit - 15 pikë, intervista e strukturuar me gojë - 25 pikë dhe testimi me shkrim - 60 pikë.
-Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, kur kandidati merr mbi 30 pikë e lart, ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe vlerësimin e jetëshkrimit.
i) Lista e fituesve me mbi 70 pikë ( mbi 70% të pikëve) do t’u njoftohet konkurentëve me telefon ose e-mail.
j) Ankesat nga kandidatët fitues, paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
k) Shpallja e listës përfundimtare të fituesve do të bëhet në datën 15.03.2022 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.