NJOFTIM PËR VEND PUNE
- Postuar më, 02/02/2022
A- Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;
në Administratën e tij ka (1 ) një vend të lirë pune, në pozicionin “Specialist - inxhinier”, në Shërbimin e Mirëmbajtjes.
Paga është e kategorisë III-b.
b) Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
· Të menaxhojë me efektivitet dhe eficencë punën në sektor për mirëmbajtjen e ndërtesave në administrim dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin normal të veprimtarisë së Kuvendit, komisioneve parlamentare, grupeve parlamentare, deputetëve dhe punonjësve të administratës së Kuvendit.
· Të organizojë punën në sektor dhe të ndjekë dhe kontrollojë zbatimin e detyrave të dhëna.
· Të paraqesë çdo 3 muaj, te drejtori i Shërbimit të Mirëmbajtjes, relacion për ecurinë e punëve në sektor.
· Të organizojë punën për shërbimin e ngrohjes, pastrimit, mirëmbajtjes elektrike etj. në godinat dhe ambientet e institucionit të Kuvendit.
· Të kryejë vlerësime dhe analiza, lidhur me problemet që kanë elektrike te Kuvendit dhe të propozojë ndërhyrjet e nevojshme në to.
· Të koordinojë dhe mbikëqyr përgatitjen e projekteve për kryerjen e ndërhyrjeve në sistemet elektrike.
· Të koordinoje dhe mbikëqyr përgatitjen e projekteve për sistemet sistemet hidraulike dhe elektrike të ambienteve të Kuvendit.
· Të monitorojë zbatimin e projekteve, punimeve dhe kontratave, për restaurimin e godinave, ambienteve të Kuvendit, sistemeve hidraulike dhe elektrike të tij.
· Të evidentojë dhe ndjekë çdo problem që ngrihet për gjendjen e mjediseve dhe zyrave dhe për mënjanimin dhe riparimin e defekteve.
· Të ndjekë problemet e MKZ-së për institucionin e Kuvendit, në bashkëpunim me Prefekturën e Qarkut të Tiranës, sipas ligjeve në fuqi, për pajisjen me mjete e sisteme kundër zjarrit, si dhe rregulloren e veprimeve në rast emergjence.
· Të paraqesë në fund të çdo muaji, pranë Drejtorit të Shërbimit të Mirëmbajtjes, listëprezencën për punonjësit e sektorit.
· Të parashikojë nevojat për pajisje, mirëmbajtje e materiale të tjera të nevojshme, si dhe shërbime të ndryshme që lidhen me mirëmbajtjen e godinave, agregateve dhe pajisjeve në përdorim etj., në kuadrin e parashikimeve për projektbuxhetin e vitit pasardhës.
· Të hartojë preventiva e projekte për nevoja dhe shërbime të ndryshme mirëmbajtje dhe ndjek realizimin e tyre.
· Të mbajë lidhje të drejtpërdrejta me ndërmarrjet elektrike, ujësjellës-kanalizime e gjelbërimit, me personat përgjegjës që kanë në varësi këto shërbime për riparimin e defekteve e mbajtjen në gatishmëri të tyre.
· Të propozojë marrjen e masave për probleme të paparashikuara, bën përcaktime analitike të proceseve të punës, me qëllim mbarëvajtjen më të mirë të punës dhe nxjerrjen e përgjegjësive.

·
c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
· të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;
· të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
· të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;
Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
· Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor, në Inxhinieri elektrike/ndërtimi, me shkëputje nga puna;
· Te ketë një eksperiencë ne pune prej jo me pak se 4 vjet;
· Te ketë aftësi ne vlerësimin dhe projektimin e sistemeve elektrike;
· Te ketë aftësi shumë të mira komunikimi, koordinimi dhe menaxhimi;
· Te ketë aftësi të komunikojë standarde të qarta dhe rezultate të pritshme duke ndihmuar stafin të realizoje detyrat e ngarkuara;
· Te ketë aftësi të sigurojë funksionim të mirë të punës në ekip
ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i konfirmimit si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive si dhe formularin 6 mujor, të vlerësimit vjetor të punës.
d) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 14.02.2022
dh) Në datën 15.02.2022do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.
-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
e) Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet 25.02.2022 në mjediset e Kuvendit, në orën 10:00.
ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, dhe do të njoftohen brenda 24 oreve për rezultatet.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë (dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për eksperiencën, 10 pikë për trajnimet apo për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për vlerësimet pozitive.)
-Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga njoftimi individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 3 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
g) Njoftimi për fituesin do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit në datën 28.02.2022
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 042278 270 dhe ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.
Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.
B- Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij në Administratën e tij ka ( 1) një vend të lirë pune, në pozicionin “Specialist - inxhinier”, në Shërbimin e Mirëmbajtjes
Paga është e kategorisë III-b.
a) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
b) Konkursi do të kalojë në këto faza: dorëzimi i dokumentacioni, brenda 15 ditë kalendarike nga shpallja në Portalin SHKP; verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta – brenda 10 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit dhe shpallja e listës së kandidatëve që kualifikohen për në fazën e dytë: testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë.
Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
c) Konkurimi do të bëhet për 1 (një) vend të lirë pune.
ç) Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;
· Të jetë shtetas shqiptar.
· Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
· Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
· Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
· Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
· Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
· Të menaxhojë me efektivitet dhe eficencë punën në sektor për mirëmbajtjen e ndërtesave në administrim dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin normal të veprimtarisë së Kuvendit, komisioneve parlamentare, grupeve parlamentare, deputetëve dhe punonjësve të administratës së Kuvendit.
· Të organizojë punën në sektor dhe të ndjekë dhe kontrollojë zbatimin e detyrave të dhëna.
· Të paraqesë çdo 3 muaj, te drejtori i Shërbimit të Mirëmbajtjes, relacion për ecurinë e punëve në sektor.
· Të organizojë punën për shërbimin e ngrohjes, pastrimit, mirëmbajtjes elektrike etj. në godinat dhe ambientet e institucionit të Kuvendit.
· Të kryejë vlerësime dhe analiza, lidhur me problemet që kanë elektrike te Kuvendit dhe të propozojë ndërhyrjet e nevojshme në to.
· Të koordinojë dhe mbikëqyr përgatitjen e projekteve për kryerjen e ndërhyrjeve në sistemet elektrike.
· Të koordinoje dhe mbikëqyr përgatitjen e projekteve për sistemet sistemet hidraulike dhe elektrike të ambienteve të Kuvendit.
· Të monitorojë zbatimin e projekteve, punimeve dhe kontratave, për restaurimin e godinave, ambienteve të Kuvendit, sistemeve hidraulike dhe elektrike të tij.
· Të evidentojë dhe ndjekë çdo problem që ngrihet për gjendjen e mjediseve dhe zyrave dhe për mënjanimin dhe riparimin e defekteve.
· Të ndjekë problemet e MKZ-së për institucionin e Kuvendit, në bashkëpunim me Prefekturën e Qarkut të Tiranës, sipas ligjeve në fuqi, për pajisjen me mjete e sisteme kundër zjarrit, si dhe rregulloren e veprimeve në rast emergjence.
· Të paraqesë në fund të çdo muaji, pranë Drejtorit të Shërbimit të Mirëmbajtjes, listëprezencën për punonjësit e sektorit.
· Të parashikojë nevojat për pajisje, mirëmbajtje e materiale të tjera të nevojshme, si dhe shërbime të ndryshme që lidhen me mirëmbajtjen e godinave, agregateve dhe pajisjeve në përdorim etj., në kuadrin e parashikimeve për projektbuxhetin e vitit pasardhës.
· Të hartojë preventiva e projekte për nevoja dhe shërbime të ndryshme mirëmbajtje dhe ndjek realizimin e tyre.
· Të mbajë lidhje të drejtpërdrejta me ndërmarrjet elektrike, ujësjellës-kanalizime e gjelbërimit, me personat përgjegjës që kanë në varësi këto shërbime për riparimin e defekteve e mbajtjen në gatishmëri të tyre.
· Të propozojë marrjen e masave për probleme të paparashikuara, bën përcaktime analitike të proceseve të punës, me qëllim mbarëvajtjen më të mirë të punës dhe nxjerrjen e përgjegjësive.
· Të hartojë preventiva e projekte për nevoja dhe shërbime të ndryshme mirëmbajtje dhe ndjek realizimin e tyre.
· Të mbajë lidhje të drejtpërdrejta me ndërmarrjet elektrike, ujësjellës-kanalizime e gjelbërimit, me personat përgjegjës që kanë në varësi këto shërbime për riparimin e defekteve e mbajtjen në gatishmëri të tyre.
· Të propozojë marrjen e masave për probleme të paparashikuara, bën përcaktime analitike të proceseve të punës, me qëllim mbarëvajtjen më të mirë të punës dhe nxjerrjen e përgjegjësive.
dh) Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
· Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor, në Inxhinieri elektrike/ ndërtimi,, me shkëputje nga puna;
· Te ketë një eksperiencë ne pune prej jo me pak se 4 vjet;
· Te ketë aftësi ne vlerësimin dhe projektimin e sistemeve elektrike;
· Te ketë aftësi shumë të mira komunikimi, koordinimi dhe menaxhimi;
· Te ketë aftësi të komunikojë standarde të qarta dhe rezultate të pritshme duke ndihmuar stafin të realizoje detyrat e ngarkuara;
· Te ketë aftësi të sigurojë funksionim të mirë të punës në ekip
e) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit.
ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 18.02.2022
f) Në datën 01.03.2022 të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.
-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
g) Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet njoftimeve në Portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faqen zyrtare të Kuvendit, telefon dhe e-mail.
gj) Konkurimi-testimi me shkrim do të bëhet në datën 09.03.2022 në mjediset e Kuvendit, në orën 12-00.
h) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit - 15 pikë, intervista e strukturuar me gojë - 25 pikë dhe testimi me shkrim - 60 pikë.
i) Pikët që kandidatët do të marrin nga vlerësimi i testit me shkrim dhe nga vlerësimi i jetëshkrimit, si dhe nga intervista me gojë, do t’u njoftohet konkurentëve me telefon ose e-mail.
j) Ankesat nga kandidatët do të paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga njoftimi indidual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
k) Shpallja e listës përfundimtare të fituesve do të bëhet në datën 17.03.2022 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.