NJOFTIM PËR VEND PUNE

  • Postuar më, 04/02/2022

 

A. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

 Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II,  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin, “Këshilltar për Bashkëpunimin Shumëpalësh dhe Raportimin në Organizmat Ndërkombëtarë”

Shërbimin e Bashkëpunimit me Organizatat Ndërkombëtare.

a)       Kategoria e pagës II-b.

 b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të kontribuojë për realizimin dhe çuarjen më përpara të marrëdhënieve të Kuvendit të Shqipërisë me organizmat ndërkombëtarë, si KE-në,OSBE-në. NATO-n, PABSEC-un, PE-në etj.

·         Të organizojë dhë të ndjekë të gjitha marrëdhëniet ndërkombëtare të Kuvendit të Shqipërisë me organizmat ndërkombëtarë të akredituara në Tiranë.

·         Të ofrojë një shërbim, sipas standardeve të cilësisë dhe kohës, për Kryetarin dhe dhe delegacionet e Kuvendit lidhur me aktivitetet shumëpalëshe të Kuvendit.

·         Të ndjekë në vazhdimësi marrëdhëniet mes Kuvendit të Shqipërisë dhe organizatave të tjera.

·         Të përgatisë materialet për delegacionet e Përhershme Parlamentare në organizmat ndërkombëtare, ku Kuvendi është palë dhe të organizojë pjesëmarrjet e anëtarëve të Kuvendit në aktivitetet e tyre

·         Bashkëpunon me specialistët e drejtorisë për mbarëvajtjen e punës, si dhe me shërbimet e tjera të Kuvendit për realizimin në kohë dhe me sukses të aktiviteteve shumëpalëshe.

·         Të bashkëpunojë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ambasadat e Republikës së Shqipërisë për realizimin me sukses të aktiviteteve ku janë pjesëmarrës anëtarë të Kuvendit. Të hartojë materialin përfundimtar të vizitës së kryer, ta dorëzojë në arkiv dhe tek Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

·         Të mbajë kontakte të vazhdueshme me ambasadat e huaja të akredituara në Tiranë

·         Të mbajë lidhje të rregullta me të gjitha misionet e Shqipërisë pranë organizatave ndërkombëtare.

·         Raporton në organizatat ndërkombëtare për punën e Kuvendit të Shqipërisë, sipas rasteve përkatëse

·         Të ndjekë aktivitetin politik dhe zhvillimet e parlamenteve të vendeve të tjera, si dhe ta përcjellë informacione për bashkëpunimin ndërparlamentar, pranë Kabinetit dhe Kryetarit. 

·         Këshilltari për Bashkëpubimin shumëpalësh dhe raportimin në organizmat ndërkombëtarë është në varësi të drejtpërdrejtë nga Drejtori i Shërbimit të Bashkëpunimit me Organizatat Ndërkombëtare.

·         Të kryejë çdo detyrë, brenda profilit të punës së tij, të ngarkuar nga drejtori i   Shërbimit.

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a)      të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e mesme drejtuese;

b)      të ketë, të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

c)      të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

 

 

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

Të ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor, për shkenca shoqërore/marrëdhënie ndërkombëtare

·         Të ketë përvojë pune në administratën shtetërore në këtë profil;

·         Të ketë njohuri shumë të mira të organizatave ndërkombëtare

·         Te ketë aftësi ne organizimin e konferencave dhe aktiviteteve te tjera;

·         Të zotërojë shumë mirë anglishten dhe një gjuhë tjetër

·         Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punës ne grup;

·         Të ketë aftësi te punoje me cilësi nën presionin e kohës dhe në situata komplekse.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues dhe formularët e vlerësimit 6 mujor të punës.

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 15.02.2022 (10 dhjetë) ditë kalendarike nga moment i shpalljes në portal.

dh) Në datën 17.02.2022, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose  e– mail.

-Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 28.02.2022 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë  përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.

g) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 28.02.2022

Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

gj) Lista e fituesve me  70 pikë e lartë (  70% të pikëve e lartë) do të shpallet në datën 04.03.2022 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut..

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

 

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

 

Në se nga procedura e mësipërme nuk shpallet anjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:

 

B- Ngritja në Detyrë.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të kira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III,  “Ngritja në detyrë”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “Këshilltar për Bashkëpunimin shumëpalësh dhe raportimin në organizmat ndërkombëtarë”, në Shërbimin e Bashkëpunimit me Organizatat Ndërkombëtare.

a)                 Kategoria e pagës II-b.

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

·         Të kontribuojë për realizimin dhe çuarjen më përpara të marrëdhënieve të Kuvendit të Shqipërisë me organizmat ndërkombëtarë, si KE-në,OSBE-në. NATO-n, PABSEC-un, PE-në etj.

·         Të organizojë dhë të ndjekë të gjitha marrëdhëniet ndërkombëtare të Kuvendit të Shqipërisë me organizmat ndërkombëtarë të akredituara në Tiranë.

·         Të ofrojë një shërbim, sipas standardeve të cilësisë dhe kohës, për Kryetarin dhe dhe delegacionet e Kuvendit lidhur me aktivitetet shumëpalëshe të Kuvendit.

·         Të ndjekë në vazhdimësi marrëdhëniet mes Kuvendit të Shqipërisë dhe organizatave të tjera.

·         Të përgatisë materialet për delegacionet e Përhershme Parlamentare në organizmat ndërkombëtare, ku Kuvendi është palë dhe të organizojë pjesëmarrjet e anëtarëve të Kuvendit në aktivitetet e tyre

·         Bashkëpunon me specialistët e drejtorisë për mbarëvajtjen e punës, si dhe me shërbimet e tjera të Kuvendit për realizimin në kohë dhe me sukses të aktiviteteve shumëpalëshe.

·         Të bashkëpunojë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ambasadat e Republikës së Shqipërisë për realizimin me sukses të aktiviteteve ku janë pjesëmarrës anëtarë të Kuvendit. Të hartojë materialin përfundimtar të vizitës së kryer, ta dorëzojë në arkiv dhe tek Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

·         Të mbajë kontakte të vazhdueshme me ambasadat e huaja të akredituara në Tiranë

·         Të mbajë lidhje të rregullta me të gjitha misionet e Shqipërisë pranë organizatave ndërkombëtare.

·         Raporton në organizatat ndërkombëtare për punën e Kuvendit të Shqipërisë, sipas rasteve përkatëse

·         Të ndjekë aktivitetin politik dhe zhvillimet e parlamenteve të vendeve të tjera, si dhe ta përcjellë informacione për bashkëpunimin ndërparlamentar, pranë Kabinetit dhe Kryetarit. 

·         Këshilltari për Bashkëpubimin shumëpalësh dhe raportimin në organizmat ndërkombëtarë është në varësi të drejtpërdrejtë nga Drejtori i Shërbimit të Bashkëpunimit me Organizatat Ndërkombëtare.

·         Të kryejë çdo detyrë, brenda profilit të punës së tij, të ngarkuar nga drejtori i   Shërbimit.

 

c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a)      të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në nivelin “nëpunës civil i kategorisë së ulët drejtuese”;

b)      të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

c)      të ketë, të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

 

 Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

-          Të jetë shtetas shqiptar.

-          Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

-          Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

-          Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.

-          Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë  për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

-           Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

Të ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor, për shkenca shoqërore/marrëdhënie ndërkombëtare

·         Të ketë përvojë pune në administratën shtetërore në këtë profil;

·         Të ketë njohuri shumë të mira të organizatave ndërkombëtare

·         Te ketë aftësi ne organizimin e konferencave dhe aktiviteteve te tjera;

·         Të zotërojë shumë mirë anglishten dhe një gjuhë tjetër

·         Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punës ne grup;

·         Të ketë aftësi te punoje me cilësi nën presionin e kohës dhe në situata komplekse.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); vendimin e konfirmimit si nëpunës civil; fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit dhe aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ulët drejtues, formularët e vlerësimit vjetor të punës 6-mujor.

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 21.02.2022

dh) Në datën 07.03.2022 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet

minimale të ngritjes në detyrë  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 16.03.2022 në mjediset e Kuvendit, në orën 1-00.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacioin e dorëzuar( ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit poztive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë  dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.

g). Kandidatët do të njoftohen me telefon ose – maile për pikëzimin.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

gj) Shpallja e fituesit do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën -22.03.2022

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.