Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “sekretar” në Nënkomisionin për Mbiqyrjen e Buxhetit të Shtetit, pranë Shërbimit të Komisioneve Parlamentare.

  • Postuar më, 14/02/2022

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22  dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po publikojmë  emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin  me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “sekretar” në Nënkomisionin për Mbiqyrjen e Buxhetit të Shtetit, pranë Shërbimit të Komisioneve Parlamentare. 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “sekretar” në Nënkomisionin për Mbiqyrjen e Buxhetit të Shtetit, pranë Shërbimit të Komisioneve Parlamentare, brenda afateve të përcaktuara në njoftim, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga znj. Ana Suli, konstaton se kandidatja plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele

 

Konkurrimi do të zhvillohet në datën 23.02.2022, në orën 10.00 në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë.