Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin ““specialist” në Shërbimin e Financës dhe Buxhetit.
- Postuar më, 14/02/2022
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22 dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po ju percjellim emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurrimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “specialist” në Shërbimin e Financës dhe Buxhetit.
Për konkursin e shpallur për pozicionin “specialist” në Shërbimin e Financës dhe Buxhetit, brenda afateve të përcaktuara në njoftim, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga znj. Ana Suli, konstaton se kandidatja plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele
Konkurrimi do të zhvillohet në datën 22.02.2022, në orën 10.00 në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë.