Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “Këshilltar për Bashkëpunimin Shumëpalësh dhe Raportimin në Organizatat Ndërkombëtare” në Shërbimin e Bashkëpunimit me Organizatat Ndërkombëtare.

  • Postuar më, 17/02/2022

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar,  Kreut V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” Kreut II, pikave 12 dhe 13, po ju përcjellim emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin  me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “Këshilltar për Bashkëpunimin Shumëpalësh dhe Raportimin në Organizatat Ndërkombëtare” në Shërbimin e Bashkëpunimit me Organizatat Ndërkombëtare.

 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “Këshilltar për Bashkëpunimin Shumëpalësh dhe Raportimin në Organizatat Ndërkombëtare” në Shërbimin e Bashkëpunimit me Organizatat Ndërkombëtare, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 04.02.2022 është znj.Ina Jano.

 

Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidatja, konstaton se kandidatja plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.

 

Konkurimi do të zhvillohet në datën 28 shkurt 2022, ora 10:00 në mjediset e Kuvendit.