NJOFTIM PËR VEND PUNE
- Postuar më, 21/02/2022
A- Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;
në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në “specialist jurist”, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve.
Paga është e kategorisë III-b.
b) Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
· Të hartojë dokumentacionin e nevojshëm që rregullon marrëdhëniet e punës të punonjësve të kategorive të ndryshme në administratën e Kuvendit, mbështetur në ligjin 152/2013 “Për nëpunësin civil”, vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave dhe “Kodi i Punës ne Republikën e Shqipërisë”.
· Të hartojë dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e rekrutimit të nëpunësve civilë, nga faza e njoftimit në shtyp për vendin e lirë të punës, deri në momentin e emërimit për periudhën në provë.
· Në përputhje me legjislacionin përkatës, të mbajë dhe plotësojë dokumentacionin, me anë të të cilit vërtetohet ekzistenca e marrëdhënieve të punës, si regjistrin themeltar, dosjet vetjake dhe librezat e punës.
· Të plotësojë librezën e punës dhe regjistrin themeltar në rastet e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës dhe, nëse nëpunësi nuk ka asnjë detyrim ndaj Kuvendit, ia paraqet për firmë drejtorit të Shërbimit.
· Të hartojë kontratat e punës dhe të plotësojë dokumentacionin përkatës për punonjësit e stafit të Kuvendit, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen nga Kodi i Punës.
· Të menaxhojë regjistrin elektronik për sistemin HRMIS dhe një komunikim të përhershëm me DAP-in për ardhjet dhe largimet në administratën e Kuvendit.
· Të menaxhojë regjistrin elektronik për sistemin EACIDS për nëpunësit deklarues si dhe të pasqyrojë ardhjet dhe largimet në administratën e Kuvendit.
· Të plotësojë dokumentacionin për pensionet e pleqërisë, të pensioneve suplementare, sipas legjislacionit në fuqi.
· Të përgatitë shkresa e vërtetime për marrëdhëniet e punës dhe pagat përkatëse, sipas kërkesave të punonjësve dhe t’ia paraqesë ato për firmë drejtorit të Shërbimit dhe sekretarit të Përgjithshëm.
· Të përgatitë materialet shkresore të korrespodencës zyrtare të sekretarit të Përgjithshëm me institucionet e tjera për probleme që lidhen me detyrat e Shërbimit.
· Kryen çdo detyre tjetër të ngarkuar nga drejtori i Shërbimit lidhur me menaxhimin e burimeve njerëzore.
c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
· të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;
· të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
· të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;
Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
· Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor në drejtësi;
· Te ketë vjetërsi pune;
· Te ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
· Te ketë aftësi të komunikojë standarde të qarta;
· Te ketë aftësi te mira te përdorimit te kompjuterit;
· Te ketë aftësi të punojë në grup dhe te bashkëpunoje me shërbimet e tjera.
· .
ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i konfirmimit si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive si dhe formularët 6 mujorë, të vlerësimit vjetor të punës, të gjashtëmujorëve të fundit
d) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 03.03.2022
dh) Në datën 04.03.2022 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.
-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.
e) Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet 11.03.2022 në mjediset e Kuvendit, në orën 13:00.
ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë (dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për eksperiencën, 10 pikë për trajnimet apo për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për vlerësimet pozitive.)
g) Njoftimi për fituesin do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit.
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.
Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.
B- Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se:
Në Administratën e tij ka (1) një vend të lirë pune, në “specialist jurist”, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve.
Paga është e kategorisë III-b.
a) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
b) Konkursi do të kalojë në këto faza: dorëzimi i dokumentacioni, brenda 15 ditë kalendarike nga shpallja në Portalin SHKP; verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta – brenda 10 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit dhe shpallja e listës së kandidatëve që kualifikohen për në fazën e dytë: testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë.
Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
c) Konkurimi do të bëhet për 1 (një) vend të lirë pune.
ç) Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;
· Të jetë shtetas shqiptar.
· Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
· Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
· Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
· Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
· Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
· Të hartojë dokumentacionin e nevojshëm që rregullon marrëdhëniet e punës të punonjësve të kategorive të ndryshme në administratën e Kuvendit, mbështetur në ligjin 152/2013 “Për nëpunësin civil”, vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave dhe “Kodi i Punës ne Republikën e Shqipërisë”.
· Të hartojë dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e rekrutimit të nëpunësve civilë, nga faza e njoftimit në shtyp për vendin e lirë të punës, deri në momentin e emërimit për periudhën në provë.
· Në përputhje me legjislacionin përkatës, të mbajë dhe plotësojë dokumentacionin, me anë të të cilit vërtetohet ekzistenca e marrëdhënieve të punës, si regjistrin themeltar, dosjet vetjake dhe librezat e punës.
· Të plotësojë librezën e punës dhe regjistrin themeltar në rastet e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës dhe, nëse nëpunësi nuk ka asnjë detyrim ndaj Kuvendit, ia paraqet për firmë drejtorit të Shërbimit.
· Të hartojë kontratat e punës dhe të plotësojë dokumentacionin përkatës për punonjësit e stafit të Kuvendit, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen nga Kodi i Punës.
· Të menaxhojë regjistrin elektronik për sistemin HRMIS dhe një komunikim të përhershëm me DAP-in për ardhjet dhe largimet në administratën e Kuvendit.
· Të plotësojë dokumentacionin për pensionet e pleqërisë, të pensioneve suplementare, sipas legjislacionit në fuqi.
· Të përgatitë shkresa e vërtetime për marrëdhëniet e punës dhe pagat përkatëse, sipas kërkesave të punonjësve dhe t’ia paraqesë ato për firmë drejtorit të Shërbimit dhe sekretarit të Përgjithshëm.
· Të përgatitë materialet shkresore të korrespodencës zyrtare të sekretarit të Përgjithshëm me institucionet e tjera për probleme që lidhen me detyrat e Shërbimit.
· Kryen çdo detyre tjetër të ngarkuar nga drejtori i Shërbimit lidhur me menaxhimin e burimeve njerëzore.
dh) Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
· Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master shkencor në drejtësi;
· Te ketë vjetërsi pune;
· Te ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
· Te ketë aftësi të komunikojë standarde të qarta;
· Te ketë aftësi te mira te përdorimit te kompjuterit;
· Te ketë aftësi të punojë në grup dhe te bashkëpunoje me shërbimet e tjera.
e) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit.
ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 07.03.2022
f) Në datën 16.03.2022 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.
-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
g) Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet njoftimeve në Portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faqen zyrtare të Kuvendit, telefon dhe e-mail.
gj)Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të bëhet në datën 28.03.2022 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.
h) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit - 15 pikë, intervista e strukturuar me gojë - 25 pikë dhe testimi me shkrim - 60 pikë.
-Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, kur kandidati merr mbi 30 pikë e lart, ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe vlerësimin e jetëshkrimit.
i) Lista e fituesve me mbi 70 pikë ( mbi 70% të pikëve) do t’u njoftohet konkurentëve me telefon ose e-mail.
j) Ankesat nga kandidatët fitues, paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
k) Shpallja e listës përfundimtare të fituesve do të bëhet në datën 05.04.2022 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.