Përfundimi i lëvizjes paralele pa kandidatë, për konkursin "specialist finance", në Shërbimin e Financës dhe Buxhetit

  • Postuar më, 22/02/2022

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,i ndryshuar,  Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Neni 23 “Lëvizja paralele”, pikës 3 dhe pikës 4, shkronja “a”, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2014 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e proves dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, pikave 16, 17, 18, 19 dhe 20, Komisioni i Brendshëm,  i ngritur me Urdhërin nr.413/5, datë 21.02.2022, të Sekretarit të Përgjithshëm, për konkursin në pozicionin “specialist finance”, në Shërbimin e Financës dhe Buxhetit, lëvizja paralele përfundon pa kandidatë.

Kandidatja e kualifikuar për lëvizjen paralele në pozicionin “specialist finance”, në Shërbimin e Financës dhe Buxhetit znj. Ana Suli nuk u paraqit.

 

Konkurrimi do të vazhdojë me procedurën “pranimi në shërbimin civil”.