Njoftim për mbylljen e lëvizjes paralele pa kandidatë, për pozicionin “specialist finance ”, në Shërbimin e Finacës dhe Buxhetit
- Postuar më, 24/02/2022
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, Neni 25, pika 1, 2, dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, pikave 16,17,18, dhe 21, kandidati i kualifikuar për të vazhduar testimin Znj. Ana Suli nuk u paraqit.
Komisioni i Brendshëm i ngritur me Urdhërin nr.prot. 413/4, datë 21.02.2022 përfundoi procedurën e lëvizjes paralele pa asnjë fitues.
Konkurimi do të vazhdojë me procedurën “Pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.