Njoftim për përfundimin e procedurës “Lëvizja paralele”, për konkursin “sekretar i Sekretarit të Përgjithshëm” pranë Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm.

  • Postuar më, 28/02/2022

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,i ndryshuar,  Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22  dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po ju dërgojmë emrin e kandidates që do të vazhdojnë konkurimin  me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “sekretar  i Sekretarit të Përgjithshëm” pranë Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm.

 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “sekretar  i Sekretarit të Përgjithshëm” pranë Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 14.02.2022 është: Znj. Sara Sulaj.

 

Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidati, konstaton se kandidati plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.

 

Konkurimi do të zhvillohet në datën 07.03.2022, ora 10:00 në mjediset e Kuvendit.