Lista e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “Specialist Jurist” në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve.

  • Postuar më, 04/03/2022

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,i ndryshuar,  Kreut IV “Pranimi në shërbimin civil”, Neni 22  dhe Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 25 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, pikave 8 dhe 9, po ju dërgojmë për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, emrin e kandidates që do të vazhdojnë konkurimin  me procedurën “Lëvizja paralele”, për konkursin “Specialist Jurist” në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve.

Për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist Jurist” në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 21.02.2022 është: Znj. Çeljeta Pashaj

Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi verifikoi dokumentacionin e paraqitur nga kandidati, konstaton se kandidatja plotëson kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.