NJOFTIM PËR VEND PUNE

  • Postuar më, 11/03/2022

 

NJOFTIM PËR VEND PUNE

A. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

 Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të Lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,Kreu II,  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “Drejtor i Shërbimit të Kërkimit dhe Analizës”, në Institutin Parlamentar.

                                                                            

a)      Kategoria e pagës II-a.

 

 b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

 - Drejtimi strategjik i veprimtarisë së Shërbimit

 - Sigurimi i shërbimeve dhe produkteve cilësore sipas parimeve të Institutit

 

  c)Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

       Planifikon dhe drejton veprimtarinë e shërbimit

   Krijon kushtet që punonjësit e shërbimit të punojnë së bashku në bazë të parimeve të besimit reciprok dhe të bashkëpunimit, për të siguruar që puna në këtë shërbim kryhet rregullisht, e plotë, në kohë, dhe në mënyrë profesionale

       Përgatit planin e punës për shërbimin dhe përcakton në fund të vitit objektivat për vitin pasardhës, sipas objektivave strategjike të Institutit

        Përgatit projektbuxhetin e shërbimit

       Propozon përmirësimin e infrastrukturës në funksion të mbarëvajtjes së punës

    Identifikon nevojat e deputetëve dhe sigurohet për ofrimin e produkteve cilësore sipas fushëveprimit të shërbimit

     Mbikëqyr dhe vlerëson proceset dhe produktet e punës së shërbimit dhe nëpunësve në varësi

    Bashkëpunon me përgjegjësit e sektorëve, këshilltarët dhe specialistët në qartësimin e pyetjeve kërkimore

    Sipas nevojës, ndërmerr kërkime parlamentare në mbështetje të punës së deputetëve;

         Vë në dispozicion të deputetëve produktet kërkimore dhe në mënyrë periodike siguron vlerësimet e tyre

        Zhvillon konsultime dhe orienton deputetët në fushën e tij/saj të ekspertizës;

      Koordinon punën në kuadër të ECPRD-së (Qendra Europiane për Kërkimin e Dokumentacionit Parlamentar) për shkëmbimin e informacionit dhe mbledh të dhënat e nevojshme për përgatitjen e produktit kërkimor.

       Administron bazën e të dhënave të shërbimit

    Vendos dhe mban bashkëpunimin me institute kërkimore, universitete, ekspertë dhe institucione të tjera brenda dhe jashtë vendit, për qëllime kërkimi, rrjetëzimi dhe ngritje të aftësive

       Bashkëpunon me shërbimet e tjera të Kuvendit për realizimin në kohë dhe me efektivitet të misionit të shërbimit;

     I propozon drejtorit të IP publikimin e produkteve kërkimore në faqen zyrtare të Kuvendit/internet/ e-parlament dhe platforma të tjera në kuadër të transparencës parlamentare

       Promovon produktet që ofron shërbimi për audienca të brendshme dhe të jashtme

       Mbështet organizimin dhe planifikimin e takimeve orientuese për deputetët e rinj

  Drejton organizimin e tryezave, diskutimeve, mbledhjeve informuese, seminareve, konferencave, si dhe veprimtarive të tjera me audiencat parlamentare dhe jo-parlamentare në bashkëpunim me shërbimet e tjera

        Ndjek zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare në fushën e kërkimit parlamentar dhe promovon qasje dhe metoda krijuese në veprimtarinë e shërbimit

       Ndjek dokumentacionin përkatës të shërbimit dhe korrespondencën brenda administratës së Kuvendit

       Raporton sipas kërkesës te Drejtori i Institutit, Sekretari i Përgjithshëm dhe Këshilli Drejtues

      Përgatit raportin vjetor të veprimtarisë së shërbimit

        Merr pjesë në procesin e rekrutimit të nëpunësve të shërbimit

       Përgatit dhe dorëzon te Drejtori i Institutit vlerësimin periodik të rezultateve individuale në punë të nëpunësve në varësi

       Përgatit planin e trajnimeve për nëpunësit e shërbimit

       Zbaton detyra të tjera sipas kërkesës së Drejtorit të Institutit

 

Marrëdhëniet organizative

Drejtori i Shërbimit të Kërkimit dhe Analizës është në varësi të Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit Parlamentar dhe raporton te Drejtori i Përgjithshëm i Institutit. Drejtori i Shërbimit ka në varësi të drejtpërdrejtë Sektorin për Çështje të Demokracisë, Qeverisjes dhe Shoqërisë, Sektorin për Analiza Ekonomike dhe Buxhetore dhe Sektorin për Analiza të Përgjithshme.

 

Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a)      të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në nivelin “nëpunës civil i kategorisë së mesme  drejtuese”;

b)      të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

c)      të ketë, të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

 

Kriteret e vendit të punës:

  • Të ketë diplomë universitare DND; DIND, Shkenca Shoqërore dhe/ose Shkenca Ekzakte
  • Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se 7 vjet
  • Të ketë njohuri në fushën studimore dhe kërkimore të provuar, preferohen punë kërkimore te botuara në fushën e politikave publike. 
  • Të ketë njohuri të konsoliduara të gjuhës angleze, niveli C1 (të dëshmuar në përputhje me udhëzimin nr.52 të Ministrisë së Arsimit për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja, përmes dokumenteve zyrtarë të lëshuara nga fakulteti i gjuhëve të huaja të Universitetit të Tiranës me notë mbi tetë (tetë), ose dokumenteve që dëshmojnë përfundimin e studimeve në gjuhën angleze). Niveli i anglishtes do të testohet gjatë intervistës me shkrim dhe me gojë. Njohuri në gjuhë të tjera të Bashkimit Europian përbëjnë avantazh.
  • Të ketë përfunduar studimet e doktoraturës (PhD), përbën avantazh
  • Të ketë përvojë te vërtetuar në menaxhim, eksperienca në drejtimin dhe menaxhimin e ekipeve në një mjedis kërkimor përbën avantazh. 
  • Të komunikojë standarde të qarta dhe rezultate të pritshme duke ndihmuar stafin të zhvillojë potencialin e tij.
  • Të ketë aftësi në drejtim dhe komunikim (të shkruar dhe të folur), aftësi për të punuar në grup. Njohuri të gjëra dhe të thelluara të proceseve të politikave, preferohet njohja dhe kuptimi i veprimtarisë së Parlamentit.  
  • Të ketë aftësi shume të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve të aplikimit si paketa Microsoft Office. Të kuptojë qasjen ndaj dhe benefitet nga menaxhimi 
  • digjital i informacionit dhe shërbimeve.
  • Të jetë nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant, një kopje të jetëshkrimit( C.V ), fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin, fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues, të mos kete masë disiplinore në fuqi dhe formularët e vlerësimit 6 mujor të punës .

 

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 21.03.2023, 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga moment i shpalljes në portal.

dh) Në datën 23.03.2022, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose  e– mail.

-Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 30.03.2022, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

 

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë  përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.

 

g) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 31.03.2022.

Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

gj) Lista e fituesve me  70 pikë e lartë (  70% të pikëve e lartë) do të shpallet në datën 06.04.2022 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut..

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Në se nga procedura e mësipërme nuk shpallet anjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:

B- Ngritja në Detyrë.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26, pika 4 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në detyrë”, pika 43 si dhe vendimit të Byrosë nr.13, datë 08.02.2022 “Për hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e lartë dhe të mesme drejtuese edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin Drejtor i Shërbimit të Kërkimit dhe Analizës”, në Institutin Parlamentar.                                                                  

a)      Kategoria e pagës II-a.

    b) Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

 -Drejtimi strategjik i veprimtarisë së Shërbimit

 -Sigurimi i shërbimeve dhe produkteve cilësore sipas parimeve të Institutit

 

     c)Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

·         Planifikon dhe drejton veprimtarinë e shërbimit

·         Krijon kushtet që punonjësit e shërbimit të punojnë së bashku në bazë të parimeve të besimit reciprok dhe të bashkëpunimit, për të siguruar që puna në këtë shërbim kryhet rregullisht, e plotë, në kohë, dhe në mënyrë profesionale

·     Përgatit planin e punës për shërbimin dhe përcakton në fund të vitit objektivat për vitin pasardhës, sipas objektivave strategjike të Institutit

·         Përgatit projektbuxhetin e shërbimit

·         Propozon përmirësimin e infrastrukturës në funksion të mbarëvajtjes së punës

·         Identifikon nevojat e deputetëve dhe sigurohet për ofrimin e produkteve cilësore sipas fushëveprimit të shërbimit

·         Mbikëqyr dhe vlerëson proceset dhe produktet e punës së shërbimit dhe nëpunësve në varësi

·         Bashkëpunon me përgjegjësit e sektorëve, këshilltarët dhe specialistët në qartësimin e pyetjeve kërkimore

·         Sipas nevojës, ndërmerr kërkime parlamentare në mbështetje të punës së deputetëve;

·    Vë në dispozicion të deputetëve produktet kërkimore dhe në mënyrë periodike siguron vlerësimet e tyre

·         Zhvillon konsultime dhe orienton deputetët në fushën e tij/saj të ekspertizës;

·         Koordinon punën në kuadër të ECPRD-së (Qendra Europiane për Kërkimin e Dokumentacionit Parlamentar) për shkëmbimin e informacionit dhe mbledh të dhënat e nevojshme për përgatitjen e produktit kërkimor

·         Administron bazën e të dhënave të shërbimit

·     Vendos dhe mban bashkëpunimin me institute kërkimore, universitete, ekspertë dhe institucione të tjera brenda dhe jashtë vendit, për qëllime kërkimi, rrjetëzimi dhe ngritje të aftësive

·    Bashkëpunon me shërbimet e tjera të Kuvendit për realizimin në kohë dhe me efektivitet të misionit të shërbimit;

·  I propozon drejtorit të IP publikimin e produkteve kërkimore në faqen zyrtare të Kuvendit/internet/ e-parlament dhe platforma të tjera në kuadër të transparencës parlamentare

·         Promovon produktet që ofron shërbimi për audienca të brendshme dhe të jashtme;

·         Mbështet organizimin dhe planifikimin e takimeve orientuese për deputetët e rinj;

·      Drejton organizimin e tryezave, diskutimeve, mbledhjeve informuese, seminareve, konferencave, si dhe veprimtarive të tjera me audiencat parlamentare dhe jo-parlamentare në bashkëpunim me shërbimet e tjera

·         Ndjek zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare në fushën e kërkimit parlamentar dhe promovon qasje dhe metoda krijuese në veprimtarinë e shërbimit

·        Ndjek dokumentacionin përkatës të shërbimit dhe korrespondencën brenda administratës së Kuvendit

·         Raporton sipas kërkesës së Drejtorit të Institutit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe Këshilli Drejtues

·         Përgatit raportin vjetor të veprimtarisë së shërbimit;

·         Merr pjesë në procesin e rekrutimit të nëpunësve të shërbimit

·      Përgatit dhe dorëzon te Drejtori i Institutit vlerësimin periodik të rezultateve individuale në punë të nëpunësve në varësi

·         Përgatit planin e trajnimeve për nëpunësit e shërbimit

·         Zbaton detyra të tjera sipas kërkesës së Drejtorit të Institutit

Marrëdhëniet organizative

Drejtori i Shërbimit të Kërkimit dhe Analizës është në varësi të Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit Parlamentar dhe raporton te Drejtori i Përgjithshëm i Institutit. Drejtori i Shërbimit ka në varësi të drejtpërdrejtë Sektorin për Çështje të Demokracisë, Qeverisjes dhe Shoqërisë, Sektorin për Analiza Ekonomike dhe Buxhetore, dhe Sektorin për Analiza të Përgjithshme.

Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

a)      të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në nivelin “nëpunës civil i kategorisë së mesme drejtuese”;

b)      të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

c)      të ketë, të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

 Kriteret e vendit të punës:

 

  • Të ketë diplomë universitare DND; DIND, Shkenca Shoqërore dhe/ose Shkenca Ekzakte
  • Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se 7 vjet
  • Të ketë njohuri në fushën studimore dhe kërkimore të provuar, preferohen punë kërkimore te botuara në fushën e politikave publike. 
  • Të ketë njohuri të konsoliduara të gjuhës angleze, niveli C1 (të dëshmuar në përputhje me udhëzimin nr.52 të Ministrisë së Arsimit për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja, përmes dokumenteve zyrtarë të lëshuara nga fakulteti i gjuhëve të huaja të Universitetit të Tiranës me notë mbi tetë (tetë), ose dokumenteve që dëshmojnë përfundimin e studimeve në gjuhën angleze). Niveli i anglishtes do të testohet gjatë intervistës me shkrim dhe me gojë. Njohuri në gjuhe te tjera te Bashkimit Europian përbëjnë avantazh.
  • Të ketë përfunduar studimet e doktoraturës (PhD), përbën avantazh
  • Të ketë përvojë te vërtetuar në menaxhim, eksperienca në drejtimin dhe menaxhimin e ekipeve në një mjedis kërkimor përbën avantazh. 
  • Të komunikojë standarde të qarta dhe rezultate të pritshme duke ndihmuar stafin të zhvillojë potencialin e tij.
  • Të kete aftësi në drejtim dhe komunikim (të shkruar dhe të folur), aftësi për të punuar në grup. Njohuri të gjëra dhe të thelluara të proceseve të politikave, preferohet njohja dhe kuptimi i veprimtarisë së Parlamentit.  
  • Të ketë aftësi shume të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve të aplikimit si paketa Microsoft Office. Të kuptojë qasjen ndaj dhe benefitet nga menaxhimi 
  • digjital i informacionit dhe sherbimeve.
  • Të jetë nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues.
  • Kanditatët nga jashtë shërbimit civil duhet të plotësojnë të gjitha kërkesat e tjera përveç të qënit nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues, të mos ketë  masë displinore ne fuqi dhe formularët e vlerësimit 6 mujor të punës .

d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 28.03.2022.

dh) Në datën 08.04.2022, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet

minimale të ngritjes në detyrë  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – emaile.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

e) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 19.04.2022, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacioin e dorëzuar( ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit poztive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë  dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.

g) Lista e fituesve me 70 pikë  e lartë (  70% të pikëve dhe lartë) do të njoftohet në datën 20.04.2022. Kandidatët do të njoftohen me telefon ose – emaile.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

gj) Shpallja e fituesit do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 26.04.2022.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.